pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombetciopusulabet girişjojobet canlıbetgit1win giriş1winbetgit girişcasinomilyonromabet girişcasinoroyalgameofbet giriş1winbetbey girişbetsalvadortambet girişpalacebetradissonbet girişholiganbetcratosroyalbet girişteosbetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsekabetmeritkingbahiscasino girişholiganbetbetciocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişHoliganbetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama: Sot gjuha shqipe është më e rrezikuara! Yuri Kim: SHBA ju mbështet

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri Edi Rama tha në shenjë këmbane në Kongresin e Arsimit se gjuha shqipe është e rrezikuar. Ai u shpreh se duhen gjetur mënyra që forcojnë pozicionin e gjuhës në kaosin gjuhësor dhe komunikativ. Kongresi për Arsimin mblodhi në Tiranë në Pallatin e Kongreseve ministra, akademikë, rektorë nga hapësira shqiptare dhe të huaj, si dhe agjenci, partnerë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe donatorë të projekteve në fushën e arsimit, etj. Kongresi i Arsimit i cili do të jetë në datat 12 dhe 13 shtator, përqendrohet në “sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit evropian” dhe ka për qëllim të bashkojë në një hapësirë diskutimi shumë aktorë në fushën e arsimit, përfshirë arsimin parauniversitar, arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Rama deklaroi në fjalën e tij se gjuha shqipe është më e rrezikuara, dhe kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës sonë por të gjitha gjuhëve që sot janë në këtë presion të madh të konsumit të fjalëve për të komunikuar në një moment kur distanca është zeruar dhe shpejtësia e komunikimit bëhet gjithmonë e më marramendëse.

“Të gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një qëllim kemi. Përparimi i kombit shqiptar. Me këtë fjali e nisi fjalimin e tij Dervish Hima në hapjen e punimeve të Kongresit të Dytë të Manastirit, dhe kur ka kaluar një shekull, një gur themeli që u fokusua tek gjuha, më pas tek arsimi si arma më e fortë e rezistencës dhe përparimit të kombit, ne mblidhemi këtu në një Kongres që është shumë modest për nga pesha, por në thelbin e vet ka të njëjtin shqetësim, përparimin e kombit shqiptar.

Mësimi i shqipes dhe përparimi ishte për delegatët e Kongresit të Manastirit, mjeti më i fuqishëm për të fituar pavarësinë, ndërsa sot mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e prosperitetit.

Shumë kush mund të pyesi, po nga se do të mbrojmë ne gjuhën shqipe, ndërkohë që përgjigjja është e thjeshtë. Mjafton të harxhojë secili një orë për të lundruar në kanalet e informacionit që të shohë çfarë ndodh me gjuhën shqipe, me shenjat e pikësimit, me pikat mbi ë, me formulimin e strukturës së fjalive dhe me ortografinë në tërësi.

Gjuha është më e rrezikuara dhe kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës sonë, por të gjitha gjuhëve që sot janë në këtë presion të madh të konsumit të fjalëve për të komunikuar në një moment kur distanca është zeruar dhe shpejtësia e komunikimit bëhet gjithmonë e më marramendëse.

Besoj që na takon të gjejmë mënyra dhe të kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për ta forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ ku është përfshirë gjithë bota dhe ne jemi thellësisht të përfshirë”, tha Rama.

Sakaq, ambasadorja amerikane Yuri Kim garantoi mbështetjen e SHBA-ve. Kim tha se mbështetja ndaj arsimit është po aq e rëndësishme sa mbështetja ndaj Reformës në Drejtësi dhe luftës ndaj korrupsionit, ndërsa shtoi se Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme.

“Shqipëria është në një pikë kritike. 31 vite nga fundi i komunizmit. Është një botë e ndryshme, nxënësit janë të ndryshëm, një e ardhme që duhet të jetë ndryshe. 31 vite më parë, askush nuk e kishte menduar Shqipërinë në NATO, dhe sot uleni krah SHBA-ve dhe vendeve të tjera duke diskutuar për çështjet më të rëndësishme në botë. Dhe vetëm një muaj më parë ju hapët negociatat për vendin tuaj të drejtë në BE.

Arsimi do të jetë kyç sa përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme edhe për ne, sepse duam t’ju shohim në Europë dhe mbështetja për arsimin është po aq e rëndësihme sa mbështetja për Reformën në Drejtësi apo luftën kundër korrupsionit.

Në 31 vite, shqiptarët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në disa shkëmbime. Më e rëndësishme, vijnë këtu dhe shohin që Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe studentët kanë një të ardhme të shkëlqyer.

Këto hapa kanë qenë të rëndësishme për sistemin arsimor të Shqipërisë, për të ardhmen tuaj. Do shihni më shumë studiues dhe specialistë amerikanë që do të vijnë këtë vit”, tha Kim.

Tags: arsimimiramaYuri Kim

TË LIDHURA

Aktualitet

“Duam patriot, jo piktor” – Protestë masive e shqiptarëve kundër Ramës edhe në Australi!

17:45 | 13/06/2026
Aktualitet

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë telat me gjemba që rrethojnë kantierin e ndërtimit

16:49 | 13/06/2026
Aktualitet

“Shtëpi bari” me panele diellore dhe mitraloz, arrestohet shqiptari

16:48 | 13/06/2026
Next Post

“Do ketë falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues”, Konfindustria kundër paketës anti-krizë

Ambasadori britanik, thirrje të rinjve: Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimi dhe puna

Vendimi i qeverisë/Rithemelimi: Rama e ka përdhosur uniformën, duke i kthyer në shoqërues të të fortëve!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet kryetar i Fidesz pa rival

by mirseda
17:59 | 13/06/2026
0

Partia opozitare hungareze Fidesz ka rizgjedhur ish-kryeministrin Viktor Orbán si udhëheqës të saj për një mandat tjetër...

“Duam patriot, jo piktor” – Protestë masive e shqiptarëve kundër Ramës edhe në Australi!

17:45 | 13/06/2026

Kryeministri pakistanez: SHBA-Iran, marrëveshje paqeje brenda 24 orëve

17:36 | 13/06/2026

Zbulim makabër në Poloni/ Gjenden dhjetëra fetuse njerëzore të varrosura në një tokë private

17:17 | 13/06/2026

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë telat me gjemba që rrethojnë kantierin e ndërtimit

16:49 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com