Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me taksat ndaj bizneseve, ku thotë se që prej vitit 2014, Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh. Ndërkohë sa i përket biznesit të vogël, Rama pohon se ka numrin më të lartë të akuzave e sharjeve.
Në një grafik të shpërndarë në Facebook, thuhet se tatimi mbi fitimin për biznesin e madh në Shqipëri është 15%. Të njëjtën shifër ka edhe Serbia.
“Qysh prej vitit 2014, Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”.