Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Elsa Lila Diva dhe koliti moralist i ca shqiptarëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Loer Kume

Elsa Lila është diva. Fiton festivalin fëmijë. Si moshatar e kam adhuruar asokohe dhe kisha dëshirë të mund të flisja me të, i bindur se rezononim e ndanim të njëjtën dashuri për artin.

Pastaj e fiton prapë. Festivalin e radio televizionit. Pastaj shkon në Sanremo, kualifikohet, dhe Valeria dhe Elsa pushtuan Italinë, dhe bënë tërë shqiptarët të ishin krenarë. Për të kushedisatën herë. Jam krenar që jam shqiptar dhe Elsa Lila shkëlqen në Sanremo. (shkëlqim prej vërteti, jo qesharak, plastik, logorreik si kemi parë të ndodhë gjithashtu këto kohë)

Pastaj shkëlqen si prezantuese e festivalit. Këngët që kënduan Elsa dhe Pirro u dashuruan, u dedikuan, u stërdëgjuan, u kënduan, dhe zunë vend në regjistrin mendor dhe emocional shqiptar.

Pastaj pamë Elsën si trainere, pasionin, çiltërsinë, grintën, çmendurinë e një artisteje.

Dhe gjithmonë të tërë ishim krenarë për Elsa Lilën. Elsa e adhurueshme dhe artiste si gjithmonë.

Por, sapo Elsa ndodhet në një situatë personale të vështirë dhe shumë të rëndë për çdo njeri, kam parë nga momenti i lajmit, shumë shqiptarë, të cënuar, të prekur, të ndjeshëm, kam parë shumë ironi, paragjykim, tallje, fjalë kot në ajër, që janë pozicionuar, moralizojnë, tregojnë me gisht, gjuajnë me gurë, gati për ta mbytur Elsën sepse u prishi moralin e lartë albanez, i zhgënjeu, i skandalizoi, i fyeu, u nxorri bojën para italianëve.

Unë nuk di nëse mund të ketë ndonjë emocion që shkakton më shumë pështirosje se mosmirënjohja. Dhe kam tërë ditën që shoh mosmirënjohjen ndaj Elsa Lilës nga një sërë njerëzish e portalesh, në tërë format. Si linçim publik antarësh të devotshëm të Ku Klux Klan, apo të vrasjes me gurë që bëjnë në vendet e erreta të botës ndaj gruas që nuk bindet. Dhe jam i pështirosur.

E para, çdo i akuzuar, i arrestuar, pa marrë vendim gjykata, është thjesht një i pandehur. Nën këtë logjikë keni dalë në protesta e keni mbrojtur politikanët që u lërojnë arat këtu e 40 vjet me shumë se Hoxha me Kompani. Askush nuk di asgjë në ç’pozicion ndodhet Lila.

E dyta, po flisni për një grua, për një nënë, për një njeri privat, e cila aq sa ka mundur jetën private e ka mbajtur larg publikut. Minimalisht lëreni tjetrën në hallin e saj, ka fëmijë e ka familje për ta keqtrajtuar publikisht.

E treta, pak mirënjohje për çfarë u ka dhënë Elsa ndër vite, kur rrihnit gjokset heroike shqiptaro-albaneze e ishit krenarë për të e për veten tuaj më shumë akoma.

E katërta, Elsa Lila me statusin që ka, nuk do kishte nevojë të bënte asnjë lloj pune tjetër në jetë veçse të bënte art, sikur të kishte lindur e të ishte e një kombësie tjetër.

Dhe, e pesta, edhe sikur gjithçka të jetë e vërtetë, është krejtësisht çështje private, hall personal, zgjedhje personale, vuajtje personale, dhe një komb si i yni, ku këto 30 vjet i pamë të tëra, ku nuk ka një fis mos ketë një që është marrë me drogë, apo njerën që diçka bën “po ne s’dimë gjë”. Një komb si i yni, i varfër, i sakatosur, hallexhi, ku një pjesë merren me mall e një pjesë pinë mall, si mundet të çohen njerëz e të gjuajnë me gurë Elsën sot, ta paragjykojnë e kryqëzojnë, sikur këta vetë të kenë rënë në Shqipëri nga parajsa, ose së paku nga Viena e ballove? (s’guxova të them nga Zvicera!)

Njerëz, kush ka diçka për të thënë në emër të moralit të lartë, të mendojë, kujdes kush hedh gurin e parë. Ose, mos pështy në ajër kurrë se të bie në fytyrë.

Elsa Lila çfarëdo të ketë ndodhur është diva. Dhe këngët e saj ju kanë markuar.

Pa dashje do ti këndoni, kur morali të mos ta ketë mendjen, ndaj rrini të qetë e shihni punët tuaja.

Tags: Elsa LilaLoer Kume

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

E moshuara ukrainase vr*t 8 ushtarë rusë duke i helmuar me një tortë (FOTO)

Kinë/Momenti kur avioni me 133 pasagjerë bie në tokë (VIDEO)

Merret vendimi, nesër dita pa makina në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

by mirseda
09:01 | 04/06/2026
0

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Maliq, ku gjatë një aksioni për kapjen e...

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com