Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Rama për France 24: Nëse BE na mbyll dyert, do kërkojmë rrugë të tjera

8 vjet ago
in Të Gjitha
Rama promovon shifrat e INSTAT për rritjen e ekonomisë; ekzakt sipas parashikimeve të tij

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin “Francë 24” ka deklaruar se nëse Bashkimi Evropian i mbyll dyert Shqipërisë, atëherë ai do të shohë për alternativa të tjera, duke lënë të kuptohet për një orientim drejt Lindjes, drejt Rusisë. 

“Ne po jetojmë kohën më të mirë për shkak të BE. Unë kam thënë që BE është frymëzimi, por nëse do të largohet nga ëndrra që kemi, ne do të shikojmë alternativa të tjera. Ky nuk është vizioni im, por mund të ndodhë nëse BE do të jetë taktik”  tha ai.

Rama foli edhe për kultivimin e kanabisit, i cili sipas tij, do marrë fund dhe do të mbetet vetëm një histori.

“Kemi pasur një kthesë këtë vit për situatën e kanabisit, kemi pasur një ulje dramatike. Unë kam besim që në fund të vitit ka për të qenë histori.
Ekonomikisht mund të jemi të dobët, por jo se po vdesim urie, jemi si vendet e rajonit. Mund të kalojmë në 5% rritjen ekonomike vitet e ardhshme.
Shteti shqiptar nuk është i pasur, por shqiptarët janë të varfër, por jo aq sa mendoni, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe ekziston edhe ekonomia jo formale, që duhet luftuar”
 deklaroi ai.
Rama: Negociatat me BE hapen në fund të vitit
Rama u shpreh optimist për hapjen e negociatave kur u tha se pret që të hapen brenda këtij viti, pasi Shqipëria ka bërë progres.
“Ne presim që bisedimet me BE të fillojnë këtë vit, nuk do të çuditesha edhe nëse nuk fillojnë. E rëndësishme është që të vazhdojmë në këtë drejtim me këtë vizion drejt BE.
BE brenda vendeve anëtare të vjetra po vuan, ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur tashmë. Pavarësisht se ka pasur shumë paqe në Ballkan ne jemi optimist, pasi e kemi parë luftën me sy, Europa për disa është vetëm financa, ndërsa për ne është projekti më i qëndrueshëm i paqes
” tha ai.
Influenca nga Rusia dhe bashkimi me Kosovën, Rama mesazh BE
Kryeministri ka sqaruar edhe deklaratën e pak muajve më parë për bashkimin me Kosovën nëse venitet ëndrra për në BE.
Ai deklaroi se “Ne po jetojmë kohën më të mirë për shkak të BE. Unë kam thënë që BE është frymëzimi, por nëse do të largohet nga ëndrra që kemi, ne do të shikojmë alternativa të tjera. Ky nuk është vizioni im, por mund të ndodhë nëse BE do të jetë taktik” tha ai.
Vettingu, Rama: ONM-ja pasi jemi kushërinj
Përsa i përket Reformës në Drejtësi, Rama u shpreh se procesi ka nisur me monitorimin ndërkombëtar.
“Ne kemi miratuar një reformë që është radikale dhe tani kemi një arkitekturë të re të sistemit. Tani që sistemi të mbushet me burimet e duhura njerëzore kemi nisur vettingun. Është një periudhë prove për gjyqtarët.
Ata duhet të vërtetojnë që pasuria e tyre është legjitime, nuk kanë lidhje me kriminelët dhe të japin llogari për vendimet që kanë marrë në të shkuarën.
Do të ketë dy komisione, që janë të përbërë nga ekspertë dhe do shqyrtojnë çdo dosje nën një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi.
Monitorimi i duhur, pasi jemi në një shtet që jemi të gjithë kushërinj, ju e dini si funksionojnë gjërat në Ballkan
” deklaroi Rama.
“Presidenti i SHBA mbi Perëndinë për shqiptarët”
Duke komentuar marrëdhëniet me SHBA pas zgjedhjes së Presidentit të ri, Rama tha se kush do që të jetë President i SHBA ai ka për të qenë mbi Perëndinë për shqiptarët, pasi për 50 vjet ka qenë e ndaluar nga regjimi në Shqipëri.
“Kushdo që do të zgjidhet President i SHBA ai do të jetë gjithnjë mbi Perëndinë përsa i përket popullaritetit. Për 50 vjet kemi jetuar në një regjim që na thoshte se SHBA është vetë djalli dhe molla e ndaluar.
Ne donim kaq shumë që ta blinim këtë mollë që na ishte e ndaluar sa që regjimi e ka bërë këtë punë falas për SHBA-në. E bëri SHBA-në praninë më të dashur e të besueshme në botë
” tha Rama.
Riciklimi i mbetjeve
Një pjesë të intervistës e zuri edhe riciklimi i mbetjeve, një ligj i shumë kontestuar në Shqipëri, por në qendër të vëmendjes edhe nga TV ‘Francë 24’ që pak muaj më parë i kushtoi një hapësirë të konsiderueshme.
“Më duhet të them, që edhe TV juaj e kanë kthyer në drejtim të gabuar, pasi jemi i vetmi vend në rajon, që ende nuk ka miratuar legjislacion e BE për riciklimin.
E drejta e industrisë për të importuar dhe ekspertuar, këtë do të thotë. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër. Duket sikur është diçka seksi që të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit
” përfundoi Rama.

 

Tags: beFrancë 24historikanabisramaRiciklimirusiaSHBA

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Skënderbeu “nuk llogarit” kundërshtarët, marshon drejt Kazakistanit

Skënderbeu “nuk llogarit” kundërshtarët, marshon drejt Kazakistanit

Çmimin e parë në Munih e “rrëmben” regjisori rus Zvyagintsev

Çmimin e parë në Munih e “rrëmben” regjisori rus Zvyagintsev

(VIDEO) Portugalia siguron vendin e tretë në Kupën e Konfederatave

(VIDEO) Portugalia siguron vendin e tretë në Kupën e Konfederatave







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Adriatik Lapaj proteston para Kryeministrisë që nga mbrëmja e djeshme
Politikë

Adriatik Lapaj proteston para Kryeministrisë që nga mbrëmja e djeshme

by mirseda
19:36 | 09/12/2025
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka ndërmarrë një nismë ndryshe. Ai ka zgjedhur të protestojë përpara...

Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

19:12 | 09/12/2025
Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh

Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh

18:16 | 09/12/2025
Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

18:05 | 09/12/2025
Spiropali kërkon rritje të aktivitetit diplomatik me ambasadorët në BE

Spiropali kërkon rritje të aktivitetit diplomatik me ambasadorët në BE

17:58 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com