Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës me një video ekskluzive brenda spitaleve, pasi thanë se nuk ka kapacitete, se janë ezauruar të gjithë shtretërit me pacientë. Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, që ndryshe njihet si COVID 2.
Ai thotë se edhe pse s’duan opozitarët, realiteti i spitaleve është ky që shihet në video. Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 25801 persona të infektuar nga virusi, që nga rastet e para në mars. Nga të infektuarit kanë ndërruar jetë 590 pacientë.
Statusi
MIRËMËNGJES
dhe duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë.