Rama nga Libani: Nxorëm 4 fëmijë nga kampi i ferrit, nesër vijnë në atdhe

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Liban dhe ka takuar fëmijët e riatdhesuar nga kampi famëkeq i Al Hawl.

Në një prononcim për mediat, Rama tha se është mjaft i lehtësuar, teksa e cilëson operacionin të komplikuar.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se nuk kanë mundur të komunikojnë me Eva Dumanin, motrën e Endri Dumanit që po kthehet në Shqipëri.

Jam i lehtësuar, sepse ishte një operacion i kompikuar. Më vjen shumë mirë. Nesër paradite pasi të falenderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar dhe bashkë do të kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur të gjithë rrjetin e nevojshëm për ti trajtuar. E ëma e fëmijëve është e pamundur. Ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Janë marrë të gjithë të dhënat e fëmijëve të tjerë që janë në kamp dhe presin sinjalin e fundit që është më i vështiri për t’u rikthyer. Dje nuk ka qenë e mundur kontakti me Evën, është mirë por janë pak të komplikuara informacione.”, u shpreh kryeministri.