E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Mund ta fusin në kaos botën, çfarë nuk dini rreth stuhive diellore

Mbi 99 për qind e masës në të gjithë sistemin tonë diellor ekziston vetëm tek Dielli. Ai është mbi 100 herë më i madh se Toka, por më shumë se 330.000 herë më i rëndë. Dhe e gjithë ajo masë është hidrogjen ose helium.

Ajo po vazhdon të digjet prej 4.6 miliardë vjetësh, dhe do t`a bëjë këtë edhe për 5 miliard vjet të tjera, para se të mbarojë i gjithë karburanti. Por ne ende nuk dimë shumë mbi Diellin, sidomos mbi stuhitë diellore, që janë shumë të frikshme.

Stuhitë diellore mund ta fusin në kaos botën tonë

Shpërthimet diellore nuk janë ndonjë gjë e re, dhe ndodhin shumë shpesh mbi sipërfaqen e diellit. Ato shkaktohen nga një përshpejtim i grimcave brenda Diellit, duke dalë me shpejtësi jashtë. Normalisht nuk janë ndonjë shkak për t’u alarmuar, përveçse nëse kanë një madhësi të konsiderueshme.

Parashikohet që nëse një stuhi e madhe diellore do të nisej në drejtim të Tokës, mund të kishte energji të mjaftueshme elektromagnetike për ta futur në kaos planetin tonë. Satelitët GPS, telekomunikacioni, interneti, në thelb gjithçka që sot e marrim si të mirëqenë, do të dilte jashtë funksionit. Dëmi do të ishte kolosal:rreth 10 trilionë dollarë. Shanset që kjo gjë të ndodhë brenda dekadës së ardhshme janë rreth 12 për qind.

Sasia e materialit që del nga kurora diellore është e jashtëzakonshme

Në këtë rast kemi të bëjmë me një çlirim të madh të plazmës nga kurora e diellit, që karakterizohet nga një fushë magnetike e madhe. Një derdhje jashtë kurorës, mund të përmbajë rreth 1 milion tonë material diellor. Ai mund të udhëtojnë me një shpejtësi prej 4.473.873 milje në orë dhe të përhapet në një diametër 23 milion miljesh. Ndaj ato mund të duken edhe më të mëdha se vetë Dielli.

Më të rrezikuar janë astronautët në hapësirë dhe pasagjerët në avionë

Atmosfera jonë zakonisht në mbron nga stuhitë diellore. Por studimet kanë treguar se astronautët në veçanti, madje edhe pasagjerët dhe pilotët në avion, janë në një rrezik më të madh nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Bazuar në një studim të vitit 2017, pasagjerët dhe ekuipazhi i një avioni që fluturonte mbi13 mijë metra lartësi gjatë një stuhie diellore, kishin marrë midis 90-110 mikrosivert rrezatim. Nga një radiografi, trupi ynë merr mesatarisht 100 mikrosivert.

Ekspozimi ditor nuk është aq i tmerrshëm, por kini parasysh sa shpesh stjuardesat dhe pilotët janë në ajër. Vlerësohet se ata marrin 3 herë më shumë se doza normale e rrezatimit në një vit të caktuar.

Janë shumë të kushtueshme për ne

Më13 mars 1989, një stuhi diellore shkaktoi një ndërprerje të madhe të telekomunikacionit në provincën e Kebekut në Kanada. Miliona banorë mbetën pa energji për rreth 12 orë. Kostoja u vlerësua në 13.2 milion dollarë. Vlerësimet për kostot e stuhive më të mëdha që mund të ndodhin në të ardhmen janë marramendëse. Disa parashikime flasin për një dëm deri në 40 miliard dollarë.

1 miliardë bomba hidrogjeni

Shpërthimet diellore klasifikohen sipas madhësisë dhe intensitetit të tyre. Shpërthimet

më të vogla njihen si A-Class. Pas A-Class, vjen B-Class, dhe pastaj C-Class. Shkalla përfundimtare është X-Class. Çdo shkronjë përfaqëson një madhësi prej 10 herë më të lartë se ajo para saj.

Pra nëse shpërthimet diellore janë të Klasës X, çfarë do të thotë saktësisht kjo?Një shpërthim diellor i shkallës X, krahasohet me bombat e hidrogjenit, sa i përket prodhimit të energjisë. Më konkretisht, një shpërthim diellor i nivelit X lëshon të njëjtën sasi energjie sa afro 1 miliard bomba hidrogjeni. Dhe vetëm 1 bombë hidrogjeni është afërsisht 10 herë më e fuqishme se bombat atomike të hedhura gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Janë shumë të shpejta

Ndërsa disa studime kanë treguar se një stuhi diellore mund të mbërrijë në Tokë për 3-4 ditë, nuk ndodh gjithmonë kështu. Stuhia e madhe e kurorës diellore e vitit 1859, u regjistrua të ketë arritur në Tokë brenda 17 orësh. Niveli i dëmit që ajo shkaktoi, u zbut për shkak të teknologjisë së kufizuar në botën tonë në atë kohë. Nëse diçka e tillë do të ndodhte sot, 17 orë nuk do të ishin të mjaftueshme për t’u përgatitur.

Burimi i lajmit: https://www.toptenz.net/scary-facts-about-solar-storms.php

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...