Rama: Në Shkodër, na ka ngecur sharra në gozhdë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Shkodër, ku dhe prezantoi kandidatët e PS, të cilët do të garojnë në këtë qark.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se prej vitesh, këtë qytet e ka qeverisur një dorë e mbrapshtë, duke e lënë më të prapambetur.

Ndër të tjera, Rama tha se shkodranët ia kanë dhënë besimin PD-së, pavarësisht se hendeku i prapambetjes thellohet në krahasim me të tjerët.

Edi Rama: ”Mjafton të shikosh pasurisë që Shkodra ka për të kuptuar që është njësoj si kudo jashtë shtetit. Fatkeqësisht ndryshimi dramatik fillon në atë pjesë ku nuk është më dora e zotit, por e robit. Këtu në Shkodër ka qenë një dorë shumë e mbrapshtë në shumë vite duke e bërë që të jetë më e prapambetur në krahasim me qytete të tjera. Në Tropojë ne kemi bërë punë shumë të bukura dhe jo vetë në Tropojë.

Këtu në Shkodër për fat të keq na ka ngecur sharra në gozhdë, pasi këtu gozhda është njëlloj gozhde që nuk ka sharrë që i bën derman është njëlloj gozhde e ngulur prej 30 vjetësh në tru që e than trurin e njeriut të kthyer në tifoz, të PD-së duke i dhënë besim pa kushte e pa kushte pavarësisht se hendeku i prapambetjes thellohet në krahasim me të tjerët.”