Rama nga Shkodra: Më jepni mandatin e tretë që të ‘laj borxhet’ me këtë qytet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Shkodër, ku dhe prezantoi kandidatët e PS, të cilët do të garojnë në këtë qark.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Bashkia e Shkodrës vegjeton, teksa kërkoi një mandat të tretë që “të lajë borxhet” me këtë qytet.

Ndër të tjera, Rama tha se Shkodra ka një potencial të jashtëzakonshëm, që duhet shfrytëzuar.

Edi Rama: “Shkodra vegjeton, është një automallkim që i bëhet nga vetvetja nga verbëria, tifozllëku. Njëra palë ulëret, tund 2 gishtat, mallkon, bën rrëmujë, por në fakt në aspektin e filozofisë qeverisëse pala që është anti komuniste dhe anti fashiste është PS, anti dogmave dhe anti asaj pjesëve të trashëgimisë që është e papranueshme për botën ku jetojmë, por këtyre nuk u interesojnë atyre që e kanë mendjen tapë për 30 vjet me dëngla e dokrra. Nuk dua të shfajësoj veten, ne kemi borxhe, Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm, çfarë e pengon të bëhet?

Ato që janë të marrosur nga tifozllëku partiak, por shkojnë qorrazi he japin votën pas britmave, pas mallkimeve, dhe ky është fakt, Sidoqoftë, nuk jemi pa borxhe dhe këtu jam që t’u them nëse doni që t’i shlyejmë borxhet ndaj Shkodrës na jepni mbështetje dhe për të mbështetur Shkodrën kemi ardhur vërdallë nga një bashki qorre, injorante, e inercisë duke shkuar qorrazi drejt të ardhmes”.