“Spanja do e njohë sot pavarësinë“/ Pacolli motivon lojtarët e Kosovës

Mbrëmjen e sotme në Sevilla, Kosova do të zbresë në fushë ndaj Spanjës, në kuadër të Grupit B kualifikues për eleminatoret e Kupës së Botës ”Katar 2022”.

Në prag të kësaj ndeshjeje, biznesmeni dhe politikani, Behgjet Pacolli ka menduar të motivojë lojtarët e Kosovës.

Si një dashamirës i madh i futbollit, ai iu ka premtuar futbollistëve shpërblim në mënyrën e tij, në rast se do të fitojnë ndaj skuadrës iberike.

Ndër të tjera, Pacolli ka shprehur edhe një konotacion politik, teksa thotë se Spanja do e njohë Kosovën sonte si shtet, në fushën e blertë.

”Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova’’, shkruan Pacolli në rrjetin social, Facebook.