Kryeministri Edi Rama nisi mëngjesin e 1 Janarit 2021 duke vizituar bebet që lindën në ditën e parë të vitit.
I pranishëm në maternitetin ‘Koço Glozheni’ aty ku nënat sollën në jetë fëmijët e parë për këtë vit, Rama i shpërndau aty çekun e lindjes.
Së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan një nga një dhomat ku ishin të pranishme nënat që sollën në jetë fëmijët.
Duke qënë se në maternitet më së shumti ishin vajza ato që erdhën në jetë kryeministri u shpreh: ‘Është vit i mbarë se ka ardhur me një seri gocash, bam bam bam’.