E hënë, 18 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kemi siguruar 500 mijë doza të vaksinës Pfizer

Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një deklaratë për mediat.

Rama tha se është dakordësuar me kompaninë amerikane  dhe se në fillim të javës së tretë të janarit do të vijnë 10750 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19.

Edi Rama: “Në përfundim të vitit të kaluar dhe në vigjilje të Vitit të Ri, siguruam 500 mijë dozat e para të vaksinës me Pfizer. Kemi dakordësuar marrëveshjen. 10.700 dozat e para do të vijnë në javën e tretë të janarit. Shoppingu im në New York përfundoi me sukses. Ndërkohë, edhe me dy vende partnere kemi siguruar 9000 doza.

Ky nuk është fundi i përpjekjes sonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund. Do vazhdojmë të përpiqemi me këmbëngulje dhe pa pushim që plani i vaksinimit të vazhdojë sipas parashikimeve”.

Ashtu siç edhe ishte njoftuar më parë, të parët që do të vaksinohen në Shqipëri janë bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe të moshuarit mbi 75 vjeç.

Rama tha se vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme.

Edi Rama: ”Sigurimi i vaksinës ishte sfidë por nuk është sfidë e lehtë as menaxhimi i procesit. Me ç’po shohim kjo është sfidë e madhe më vete. Jemi përgatitur, MSH ka gati strategjinë. Kemi nisur punën prej disa javësh për qendrat e vaksinimit. Tirana është qendra e parë tek Air Albania Stadium me një ambient vaksinimi nga më të mirët, në një fushatë “Shqipëria buzëqesh”, falë së cilës do i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen e marrë peng vitin që shkoi.

Vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme. Siç e kemi thënë, vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75 vjeç. Në vijim do të vazhdohet me moshat e tjera. Jam tejet i lehtësuar sot, më në fund kam mundur të fle pak pas mesnatës, megjithëse ishte nata kur të rriturit rrinë zgjuar deri në mëngjes.”

Kryeministri u shpreh se një pjesë e vaksinave do t’i dhurohet edhe Kosovës.

Edi Rama: ”Nuk do të harrojmë Kosovën. Do të japim vaksina për Spitalin e Prishtinës dhe bluzat e bardha atje, megjithëse nuk ua mbyllim dot këtë hall motrave dhe vëllezërve tanë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputeja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...