Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë një takim elektoral në Gjirokastër me banorët e zonës.
Ashtu si në shumë qytete të tjera të vendit, edhe në Gjirokastër militantët e PD-së kanë dalë në rrugë për të penguar kalimin e Ramës, në mënyrë që të mos zhvillojë takimin.
Pavarësisht se policët kanë tentuar t’i ndalojnë protestuesit, këto të fundit kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të mos u larguar, duke degraduar kështu situata në përplasje të ashpra.