humb zgjedhjet vendore në Turqi.
Kandidati i Erdogan, Binali Yildirim, pranoi humbjen teksa rezultatet e para tregonin kundërshtarin e tij me 53.69 përqind të votave, dhe me më shumë se 95 përqind të fletëve të votimit, të numëruara.
“Sipas rezultatit, konkurrenti im Ekrem Imamoglu po udhëheq garën. Unë e përgëzoj dhe i uroj atij fat të mirë,” u shpreh Yildirim.
Partia e Recep Tayyip Erdoğan, e cila bëri shumë bujë për parregullësi në zgjedhjet e para që u mbajtën më 31 mars të këtij viti, përsëri ka humbur, madje me rezultat edhe më të thellë.
Në zgjedhjet e marsit, kandidati nga partia AKP e Erdogan, Binali Yildrim, kishte humbur me një diferencë me vetëm prej 14 mijë votash.
Por kësaj rradhe, pavarësisht bujës së madhe që u bë për përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll, AKP e Erdogan u turpërua. Diferenca tani për tani është 777 mijë vota teksa mbi 95% e votave janë numëruar.
Kundërshtari i Yildrim, Ekrem Imamoglu, kishte fituar zgjedhjet e 31 marsit dhe e kishte quajtur përsëritjen e zgjedhjeve si të orkestruar.