E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Rama në Athinë, mediat greke: Deti në Hagë është tema kryesore

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Greqi për një vizitë zyrtare, ku u takua me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe homologun, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas mediave greke në fokus të diskutimeve, janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çështjet e rajonit.

Shkrimi i Kathimerini

Para se të nisej për në Ankara, z. Rama pati një bisedë telefonike me z. Dendias (5 janar), për çështje dypalëshe, por edhe për zhvillimet rajonale. Z. Rama dhe Z. Dendias ishin takuar gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Grek në Tiranë, ku u ra dakord që çështja për zonat detare të referohej në Hagë. Një veprim i tillë kërkon nënshkrimin e një sipërmarrje të përbashkët midis të dy palëve, diçka që nuk është bërë deri më tani.

Një aspekt i rëndësishëm i turneut të z. Rama në dy kryeqytetet më të rëndësishme të rajonit më të gjerë të Shqipërisë është periudha parazgjedhore në funksion të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 25 Prill. Ka tashmë një polarizim të fortë brenda Shqipërisë dhe çështja e një marrëveshje të mundshme me Greqinë mbi zonat detare po provokon një konfrontim midis Partisë Socialiste në pushtet dhe Partisë Demokratike, e cila është opozita zyrtare konservatore. Brenda Shqipërisë, megjithatë, ka një konvergjencë të fortë shoqërore në rrugën e pranimit të vendit në BE, e cila është ndër-partiake.

Në takimin e sotëm me Z. Mitsotakis, Kryeministri shqiptar pritet të ngrejë çështjen e shpërndarjes së vaksinave të BE për vendet e rajonit që janë ende jashtë Bashkimit. Greqia ka një vend në këtë mekanizëm bashkëpunimi dhe është një vend kryesor për caktimin e kuotës që do të vendoset në vendet fqinje, kryesisht në Ballkanin Perëndimor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...