Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku po tregonte nisjen e projektit të ri të infrastrukturës turistike të Vlorës që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin. Por teksa po tregonte për benefitet që do sjellë ky projekt, Rama akuzoi presidentin Ilir Meta se ai po pengonte zhvillimin e projektit.
“Është fakt që nga fillimi i nëntorit presin plotfuqinë, një autorizim formal nga presidenti, pasi kemi bërë të gjithë negociatën me fondin saudit. Dhe faktikisht duhet ndërtim total. Në momentin që nuk i jepet kjo fuqia, ne nuk e realizojmë dot.
S’kam dashur të bëj zhurmë për këtë punë. Por tani e merr vesh e gjithë Vlora që e ka bllokuar Ilir Meta. Është një bllokim absurd i një projekti”, shkruan kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.
Kryeministri vazhdon ti bëj thirrje presidentit, që të mos e pengoj këtë projekt, që ai mendon se do jetë mjaft i dobishëm për qytetarët vlonjat.