Viti 2021 fillon me 15% rritje page për mësuesit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, jep lajmin e mirë për mësuesit, pasi ky vit fillon me 15% rritje page për ta.

Në një postim në rrjetet sociale, Kushi ka publikuar grafikën, ndërsa njofton se 2021 do të nisë mbarë për mësuesit, pasi pagat e tyre do të rriten me 15%.

Sipas grafikës, viti 2021 shënon edhe rritjen më të madhe të pagës për arsimtarët, krahasuar me vitet e kaluara.

Statusi

Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin!