Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rama me furnizuesit e ushqimeve: Garanci sovrane, çfarë mbetet e merr shteti

4 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Rama me furnizuesit e ushqimeve: Garanci sovrane, çfarë mbetet e merr shteti

Kryeministri Edi Rama në takimin e tij me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit me mallrat e shportës dha lajmin e mirë të garancisë sovrane. Rama ka folur për garancinë sovrane të ofruar në këtë situatë krize, pasi lufta ka impaktuar të gjitha marrëdhëniet tregtare. Kjo do të thotë që në këtë krizë, çdo furnizues do të mund të blejë mallra për t’i mbajtur rezervë, dhe nëse ato nuk shiten, do të jetë shteti ai që do t’i mbajë ato.

Kreu i qeverisë u ka kërkuar atyre që të marrin sa më shumë produkte, për t’i pasur si rezerva ushqimore, në rast të çdo situate që mund të shkaktohet nga lufta në Ukrainë. Kryeministri i garantoi ata se në rast se këto produkte u ngelen dhe nuk shiten, do t’i blejë shteti dhe për këtë arsye është vendosur garanci sovrane.

“Ju falenderoj, sepse jemi realisht mirënjohës për ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e shprehur jo me fjalë, por me fakte. Që të bëheni pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët, në këtë hall të madh që ka zënë të gjitha vendet si rezultat i një kombinimi realisht shumë unik. Nga kriza energjetike tek kriza e zinxhirit të furnizimit, për shkak të luftës në Ukrainë në radhë të parë që ka impaktuar të gjitha marrëdhëniet tregtare. Natyrisht që jemi të vetëdijshëm që kjo përpjekje dhe krijimi i dy bordeve që kemi ngritur për të adresuar këtë problem, është një përpjekje anti-sistem, pasi nuk është e natyrshme, as e këshillueshme, ndërkohë që kemi zgjedhur tregun e lire. Shteti të ndërhyjë për të vendosur tavane e kështu me radhë. Për ketë arsye e kemi bërë këtë gjë, në mënyrë të sjellshme ndaj sistemit, duke përfshirë edhe ju. Ndërkohë, ne e mirëkuptojmë shumë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim, por edhe të përgjithshmen. Ne kemi vendosur garancinë sovrane, që ju të mund të merrni dhe ta përdorni me garanci të plotë të shtetit, çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizim se zakonisht, për ta pasur më afatgjatë me mirëkuptimin e shkruar që çdo gjë që do të mbetet do ta marri shteti. Nuk do t’iu mbetet e pa shitur, s’do të humbisni paratë nga një investim me përgjegjshmëri sociale dhe jo thjesht biznesi për të qenë aty. Kjo garanci sovrane është që të gjitha ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit, të kenë mundësi të investojnë dhe shpenzojnë siç duhet. Kjo është rezervë dhe shtetërore në të njëjtën kohë. Ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por nëse mbetet, do ta marrë shteti”, tha ai.

Tags: biznesetproduktet e shportesramaUkrainë

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Këshilltari i Zelensky-t: Negociatat kanë ecur përpara

Këshilltari i Zelensky-t: Negociatat kanë ecur përpara

Rama paralajmëron bizneset: Nëse s’deklaroni pagat, do shkoni në Prokurori

Rama paralajmëron bizneset: Nëse s’deklaroni pagat, do shkoni në Prokurori

Rama: Po prekemi nga kërcënimi ekonomik, s’ka ndodhur as në krizat më të mëdha

"Tymueset e Parlamentit pritet të shtohen", Rama: Në Shqipëri s’ka oligarkë







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com