Kryeministri Rama i ka mëshuar fort faktit se në Shqipëri nuk ka oligarkë, dhe se po sipas tij, nuk ekzistojnë njerëzit e pasur që marrin vendime politike.
Në takimin me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit me mallrat e shportës në Tiranë, kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën, ndërsa është ndalur tek oligarkët në vendin tonë.
Përfaqësuesi i tregut të agroimputeve: Nëse ka vullnet pozitiv, çdo gjë kapërcehet. Ajo që kërkoj unë të koordinohen të gjithë instrumentet ato faktorë që ndikojnë, një tymuese e hedhur në Parlament në tregun tonë sjell…
Rama: Po më kërkove këtë, s’ta bëj dot
Përfaqësuesi i tregut të agroimputeve: Unë do e kërkoj, pastaj ti po e bëre. Unë besoj në atë që ke; mekanizmat, për të tjerat…
Rama: Tymueset e Parlamentit pritet të shtohen, jo të ulen, kështu që mos u merr.
Përfaqësuesi i tregut të agroimputeve: Atëherë ne na çojnë në prag të dorëzimit, ne s’jemi kulakët dhe oligarkët e këtij vendi. Po çdo gjë ka një limit. Gjeni mekanizmat që gjërat …ne dhe mund të gabojmë, por nuk është momenti për të ngritur trekëmbësha. Shteti i ka gjithë instrumentet që pasi të kapërcejë me sukses këtë, të na shkulë pastaj dhëmbë e dhëmballë.
Rama: Unë nuk di e as nuk e kam gjetur dot, as nuk e kam parë ta gjejë njeri si mund të neutralizohen tymueset e Parlamentit të Shqipërisë, për fat të keq. Unë nuk hyj te ata që mendojnë se në Shqipëri ka oligarkë.
Në Shqiperi s’ka oligarkë, është fjalë e futur si gogol për t’i krijuar mendimin që këtu ka forca të errëta që po i pijnë gjakun, e për ta sjellë në kohë hijen e kulakut të dikurshëm. Po oligarkë në Shqipëri nuk ka. Se fjala oligarkë do të thotë njerëz të pasur, që marrin vendime politike.