E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Rama me flokë do të më kundërshtonte”/ Pyetja e papritur që kapi në befasi kryeministrin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, teksa mes pyetjeve të drejtuara, ai u ndesh në një situatë që e detyroi atë të kthehej pas në kohë.

Gjatë konferencës së mbajtur, u pyet se çfarë do të mendonte Rama i atyre viteve për ato që do të ndodhnin më pas, si pakti me Berishën në 2008, marrëveshja me Bashën në 2017, tërheqja nga greva e urisë, apo dosjet e nxehta 339 dhe 184.

Rama tha se po e pyeste për “Ramën me flokë” dhe se nuk e kishte menduar ndonjëherë një gjë të tillë, ndërsa premtoi se do të kthente një përgjigje në fund të konferencës.

Ai nënvizoi se “Rama me flokë” do ta kundërshtonte për shumë gjëra, pasi nuk do ta kuptonte.

“Në atë kohë nuk kishte hyrë në asnjë zyrë shteti përveç se në Institutin e Arteve dhe në Galerinë Kombëtare. Ai Rama me flokë hyri në një zyrë shteti si ministër Kulture dhe nuk merrte vesh nga jeta që zhvillohej në anën tjetër të barrikadës. Në shumë gjëra do më kundërshtonte se s’do më kuptonte”, deklaroi kryeministri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...