E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

Çfarë fshihet pas anijeve fantazmë, që shfaqen brigjeve të Japonisë?

Mediat botërore komentuan gjatë ditët e fundit, makinën e re lukzose dhe të blinduar të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Ato habiten sesi Kim blen një automjet qindra mijëra dollarë, teksa 24 milionë koreano-veriorët po vdesin urie. Këtë e ilustrojnë më së miri anijet fantazmë plot me kufoma, që shfaqen shpesh brigjeve japoneze.

Mijëra peshkatarë, detyrohen të qëndrojnë për ditë me radhë në det të hapur. Ata s’mund rikthehen në shtëpi, pa kapur sasinë e duhur të peshkut për autoritetet. Nëse nuk realizojnë kuotat, u hiqet licenca e peshkimit dhe mund të dënohen me burgim. Mungesa e karburantit për shkak të sanksioneve, lë në mes të detit shumë motobarka. E mbetur në mëshirën e detit, anije të tilla enden për ditë të tëra në det. Ekuipazhit i mbaron uji dhe buka dhe në fund vdesin urie.

Si për ironi të fatit, kur rryma e detit i sjell barkat në breg, trupat e pajetë mbi to, kanë kohë që janë dekompozuar. Anijet fantazmë, nisën të tmerrojnë fillimisht shumë nga banorët e fshatrave bregdetarë në Japoni. Por autoritetet sqaruan shpejt dramën që kishte ndodhur. Si në çdo rast, as këtë herë nuk munguan teoritë e komplotit. Disa pretendojnë se anijet e braktisura, u përkasin spiuneve koreano-veriorë, që tashmë kanë zbarkuar në Japoni. Por edhe ky pretendim është hedhur poshtë prej autoriteteve./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reagime pas ndalimit të sportistëve të Kosovës nga Serbia

Autoritetet e Serbisë ndaluan në kufi dhe nuk lejuan ekipin përfaqësues të boksit të Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit...

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...