Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: BE të mos vonojë me procedurat

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: BE të mos vonojë me procedurat

Kryeministri Rama kërkon nga BE që mos të vonojë me procedurat për dhënien e fondeve të përcaktuar nga Konferenca e Donatorëve, për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai tha se procedurat duhet të respektohen, por ndonjëherë janë kaq të gjata. Kryeministri Rama i mëshoi fort faktit se banorët që kanë humbur shtëpitë, duhet të kenë një çati mbi kokë, dhe të festojnë Vitin e Ri të qetë. Sipas kryeministrit, prioritet do të kenë familjet në fshat që kanë humbur banesat individuale dhe shkollat, më pas do të përqëndrohen në zonat urbane.

“Dështimi është diçka që nuk duhet të bëjë pjesë në fjalorin e rindërtimit. Suksesi duhet të jetë kryefjala. Jam i sigurt që do të bëjmë realitet, duke presupozuar që BE të jetë më i shpejtë se zakonisht në kuptimin e nevojës, për të dhënë rezultate më shpejt.

Sepse është një program ku koha është thelbësore. Njerëzit nuk mund të presin gjatë. Procedurat natyrisht duhet të respektohen, por ndonjëherë janë kaq të gjata, që natyrisht mund të përballohen kur bëhet fjalë për projekte të tjera, por jo kur bëhet fjalë për shtëpitë dhe shkollat.

Pra synimi është që ti kthejmë nën çati ato persona që kanë humbur shtëpitë individuale, dhe që të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre. Duam që fëmijët të shkojnë në shkollë në fillim të vitit shkollor.

E di që është ambicioze, do të bëjmë gjithçka që ta bëjmë realitet, por jo më vonë sesa ky vit. Po kështu të fillojmë hap pas hapi me ato zona më të ndërlikuara me ndërtesa banimi, me shumë apartamente në komunitete urbane”.

“Nuk dua që ju thjesht të siguroheni që paratë e tatimpaguesve tuaj apo e kontribuesve tuaj të shpenzohen në mënyrën e duhur, por dua po kështu përmes këtij komiteti të garantoj që edhe paratë e tatimpaguesve shqiptarë të shpenzohen në mënyrën e duhur. Për këtë arsye do të përgëzojë qeverinë e SHBA, që ka pranuar të marrë parasysh propozimin që unë kam bërë për të ngritur Akademinë e Transparencës. Do të doja të shihja edhe BE të bënte të njëjtën gjë për të shtuar ekspertizë, për të shtuar sy e monitorim procesit të ekzekutimit të shpenzimeve, qysh nga procesi i tenderimit deri tek procesi i mbikëqyrjes dhe marrjes së produktit”.

Tags: edi ramaKomiteti i Rindërtimitlejet e ndertimittermeti

TË LIDHURA

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut
Aktualitet

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut

22:08 | 23/12/2025
Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit
Aktualitet

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit

21:12 | 23/12/2025
Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit
Aktualitet

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

20:25 | 23/12/2025
Next Post
Yuri Kim: Për ne si SHBA është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë

Yuri Kim: Për ne si SHBA është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë

Kush ishte Erik Mielke, shefi i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore

Kush ishte Erik Mielke, shefi i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore

Hodhi sprajt piperi/ Shoqërohet nxënësi që dyshohet se helmoi 30 gjimnazistët

Hodhi sprajt piperi/ Shoqërohet nxënësi që dyshohet se helmoi 30 gjimnazistët







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com