Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Kush ishte Erik Mielke, shefi i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kush ishte Erik Mielke, shefi i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore

Për 32 vite ai ishte “Mjeshtri i frikës”, kreu i Ministrisë për Sigurinë e Shtetit, i njohur më shumë si STASI, shërbimi sekret i Gjermanisë Lindore komuniste. Falë aftësive të tij, kjo polici sekrete ishte më e frikshmja e Evropës Lindore, pas KGB-së Sovjetike.

Erik Mielke lindi në Berlin më 28 dhjetor 1907. Në një biografi të shkruar me shkrim për policinë sekrete sovjetike, Mielke e përshkroi babanë e tij si “një zdrukthëtar të varfër, dhe të paarsimuar”, ndërsa bashkë me të emën ishin anëtarë të Partisë Social Demokratike Gjermane (SPD).

Megjithë varfërinë e familjes së tij, Erik fitoi një bursë studimi në gjimnazin prestigjioz Köllnisches, por u dëbua nga aty në vitin 1929, për shkak se “nuk ishte në gjendje të plotësonte kërkesat e saj të shumta”.

Gjatë asaj kohe, Mielke iu bashkua Partisë Komuniste Gjermane, dhe punoi si reporter për gazetën komuniste “Rote Fahne”.

Me vonë, ai nisi të stërvitej nga veteranët e Luftës së Parë Botërore, sesi të përdorte armët. Në atë kohë ai u mor me të gjitha llojet e punëve: akte terroriste, mbrojtjen e demonstratave dhe tubimet e paligjshme, trafik armësh etj. Ai mori pjesë në vrasjen e 2 policëve në gushtin e vitit 1931.

Pas atij atentati, Mielke shkoi në Moskë ku hyri në shkollën e KGB-së, për t’u bërë një agjent sekret.

Aty mësoi 2 vite më vonë se ishte shpallur në kërkim për vrasje. Gjatë viteve 1936- 1939, Mielke shërbeu në Spanjë si një operator i Servicio de Investigación Militar, policia politike e Republikës së Dytë Spanjolle.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aktiviteti i tij mbetet misterioz. Por nga fundi i luftës, u dekorua me Urdhrin e Banderolës së Kuqe, Urdhrin e Klasit të Parë të Luftës së Madhe Patriotike, dhe dy herë me Urdhrin e Leninit.

Ka të ngjarë që ai të ketë shërbyer si agjent i KGB-së, të paktën në një pjesë të kohës me njësitet guerile pas linjave të ushtrisë gjermane.

Në vitin 1957, ai mori drejtimin e STASI. Punësoi mbi 85.000 agjentë gjermano-lindorë me kohë të plotë, dhe 170.000 informatorë civilë. Gjatë punës së tij, Mielke zbatoi disiplinën politike dhe personale që të kujtonte Legjionin e Huaj të Jashtëm Francez.

Rekrutëve të rinj iu kërkua të betoheshin dhe zotoheshin se do “të luftonin bashku me organet e sigurisë shtetërore të të gjitha vendeve socialiste, kundër të gjithë armiqve të socializmit”, të mos kryenin vizita të paautorizuara në ndonjë “vend capitalist”, dhe të raportonin për anëtarët e familjeve të tyre që e bënin këtë gjë.

Shkelja e betimit, sillte dëbimin nga STASI, dhe futjen në listën e zezë. Shkeljet më të rënda, u gjykuan prej gjykatave sekrete, gjë që çoi në pushkatimin e rreth 200 agjentëve. Shumë shpejt tentakulat e STASI, u shtrinë në çdo aspekt të jetës në Gjermaninë Lindore.

Oficerët me kohë të plotë, u dërguan në të gjitha fabrikat kryesore industriale. Pa përjashtim, një qiramarrës në çdo ndërtesë caktohej si roje, që raportonte tek një përfaqësues i zonës së Volkspolizei. Nga ana tjetër, oficeri i policisë ishte njeriu i STASI.

Shkollat, universitetet dhe spitalet, ishin të gjitha të infiltruar nga bashkëpunëtorët e shërbimit sekret. Mjekët, avokatët, gazetarët, shkrimtarët, aktorët dhe figurat e sportit përzgjidheshin nga oficerët e shërbimit sekret, ashtu si kamerierët dhe personeli i hotelit. Përgjimi i rreth 100.000 linjave telefonike në Gjermaninë Lindore dhe në Berlinin Perëndimor, ishte puna e përditshme e 2.000 oficerëve.

Agjentët u rekrutuan edhe në kisha. Me urdhër të Mielkes, oficerët e STASI u angazhuan në arrestime arbitrare, rrëmbime, tortura brutale, dhe burgosje të dhjetëra mijëra qytetarëve. Në një intervistë të vitit 1991, “gjuetari” i kriminelëve nazistë nëpër botë Simon Vizental tha: ”STASI ishte shumë, shumë më i keq se Gestapo, nëse keni parasysh faktin që ai shtypte popullit të vet.

Gestapo kishte 40.000 zyrtarë në një popullatë prej 80 milionë banorësh, ndërsa STASI kishte të punësuar 102.000 agjentë, për të kontrolluar një popullsi prej vetëm 17 milionë banorësh”.

Mielke ndihmoi dhe trajnoi policisë sekrete në Fidel Kastros në Kubë, atë të regjimit bathist në Siri, sundimit sandinist në Nikaragua etj. Pas hapjes së arkivave të STASI, u zbulua se Gjermania Perëndimore kishte pasur mijëra bashkëpunëtorë të rivalëve komunistë.

Më tetor 1989, në prag të 40-vjetorit të themelimit të RDGJ, Mielke urdhëroi:”Ne duhet ta ndalim armikun e brendshëm. Ndaj me shenjën më të vogël të shqetësimeve gjatë festës, izolojini dhe arrestojini ata!”. Më 8 tetor 1989, Mielke urdhëroi STASI të zbatonte “Planin X”, për të arrestuar 85.939 gjermano-lindorë gjatë një gjendje të jashtëzakonshme.

Por situata nisi të përshkallëzohej, dhe doli shpejt jashtë kontrollit. Më 7 nëntor 1989, Mielke dha dorëheqjen në formë reagimi ndaj shpërbërjes në rritje të RDGJ. Dy ditë më vonë, u njoftua në televizion se kufiri mes 2 gjermanive ishte i hapur pa kufizime. Po atë natë ra Muri i Berlinit.

Mielke u arrestua më 7 dhjetor 1989 për përvetësimin e fondeve publike, dhe u akuzua për “dëmtim të ekonomisë kombëtare”.

Ndërkohë më 7 janar 1990, u akuzua më tej për tradhëti të lartë dhe komplot së bashku me udhëheqësin e vendit Erik Honeker, për përgjimin e telefonave dhe postës së qytetarëve të Gjermanisë Lindore.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë Perëndimore, e paditi Mielken për bashkëpunim me dy fraksione të Ushtrisë së Kuqe, në sulmet terroriste kundër personelit ushtarak amerikan në gusht dhe shtator 1981.

Pas ribashkimit të vendit në tetor 1990, Mielke u akuzua më tej se u kishte dhënë urdhër rojeve të Murit të Berlinit, të qëllonin mbi qytetarët. Në shkurt 1992, Mielke doli në gjyq për vrasjet e vitit 1931, për të cilat u dënua me 6 vjet burg. Ai doli nga burgu në vitin 1995 për arsye shëndetësore. Vdiq më 21 maj 2000, në moshën 92-vjeçare, në një azil pleqsh në Berlin.

TIRANA TODAY

 

Tags: Erik MielkeMjeshtri i frikësSTASI

TË LIDHURA

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Next Post
Hodhi sprajt piperi/ Shoqërohet nxënësi që dyshohet se helmoi 30 gjimnazistët

Hodhi sprajt piperi/ Shoqërohet nxënësi që dyshohet se helmoi 30 gjimnazistët

OFL zbret në Gjirokastër e Tepelenë

OFL zbret në Gjirokastër e Tepelenë

S’do ta besoni/ Një çmim marramendës për një vend parkimi

S'do ta besoni/ Një çmim marramendës për një vend parkimi

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com