Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Turqi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ditën e sotme ka mbërritur në Ankara.
Rama bën me dije se gjatë vizitës së tij, do të diskutohet për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në fusha të ndryshme si teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, dhe transport.
”Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.
Vizita e Ramës në Turqi, vjen në të njëjtën ditë me zhvillimin e asamblesë së Partisë Sociaslite, për analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.