E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Takoi kunatin e Bashës? Ja si përgjigjet Leli

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas publikimit të një fotoje, ku aludohej se ai ishte takuar me Erion Isufajn, i cili është kunati i kryedemorkatit Lulzim Basha.

Leli e ka përgënjeshtruar këtë fakt, teksa tha se është takuar me inxhinierin e pedagogun vlonjat Idlir Dervishi, në oborrin e Akademisë së Arteve. Ky takim është zhvilluar në kohën kur po mbahej Asambleja e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, Leli u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë kunatin e Lulzim Bashës.

”Për të gjithë ata që nxjerrin çfarë duan e nuk shohin çfarë nxjerrin, me gjithë skenarët e qëndisur, më duhet të them se në videon e publikuar nga media, ndërkohë që është duke u zhvilluar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, jam duke biseduar me inxhinierin e pedagogun vlonjat Idlir Dervishi, në oborrin e Akademisë së Arteve, pranë Universitetit Politeknik, ku Idliri punon! Kunatin e Lulit, as nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë.”, shkruan Leli në rrjetin social, Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...