Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama: Lista qarkullonte prej muajsh në Tik Tok, rroga ime dhe e Fevziut s’dilte

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Rama: Lista qarkullonte prej muajsh në Tik Tok, rroga ime dhe e Fevziut s’dilte

Kryeministri Edi Rama pasi kërkoi ndjesë për publikimin e pagave, ironizoi duke thënë se paga e tij dhe e gazetarit Fevziu nuk del në sistem. Rama u shpreh se të dhënat kanë rrjedhur prej disa muajsh edhe në Tik Tok, por janë përdorur pikërisht tani kur qeveria ka paralajmëruar kthimin e të gjitha shërbimeve online. Kreu i qeverisë tha shkurt dhe qartë se çdo inspektor që ka akses në sistemin e pagave, dhe çdo inspektor që ka pasur akses nga janari deri më sot duhet të merret në hetim.

“Në rastin e parë marrë vërtetë me të qeshur duke pasur parasysh faktin që kartat e identitetit janë krejtësisht pa relevancë në jetën e qytetarëve. Janë targa sot për sot. Të më marrin mua numrin e kartës. nuk kam asnjë problem. sepse nuk kanë çfarë bëjnë asgjë. Për t’u futur në E Albania, nuk mjafton numri i kartës. Ti ke një kod tëndin. Unë numrin e kartës time jua jap. Nuk hyn kush në llogarinë time. Nuk e bën dot. Duhen të gjitha. Atë e kam marrë me të qeshur. Nuk i duhet askujt numri i kartës Partisë Socialiste. Dhe ka edhe një element tjetër. Databaza e nxjerrë në atë kohë, ngjan shumë me databazën e nxjerrë sot. Nuk është një databazë e eksportuar, e punuar copa copa. Aty nuk janë të gjithë, mungojnë rreth 60 mijë të tjerë.

A është kjo koha që ka pasur në dispozicion ai grupi që ka kryer veprime, këtë nuk e dimë. Aty ka plot të dhëna që janë të vjetra. Pra mundësia e eksportimit të databazës është e pamundur. Nëse do ishte databazë në janar, nuk do kishte të dhëna të vjetra për njerëz që figurojnë në kompani të vjetra.

Ky sistem në vitin 2013 u kthye në kauzë publike dhe hetim të prokurorisë, pati edhe të arrestuar për fshirjen e TVSH. Është marrë masa në bashkëpunim me kompaninë për ta mbyllur këtë rrugë. Këto janë gjëra që duhet t’i thotë hetimi. Tani nuk ka asgjë për të qeshur. Shqetësimi që është krijuar. Rroga ime bashkë me rrogën e Fevziut nuk dilte. Kjo është interesante. Kur vjen puna te marrëdhëniet e brendshme të kompanive private, ky është një shqetësim. Këtë herë hetimi shpresoj që të jetë i tillë, që të japë mesazhin për këdo që ka akses në sisteme, nuk ia kalon dot lehtë.

Mendoj çdo inspektor që ka akses në sistemin e pagave dhe çdo inspektor që ka pasur akses nga janari deri në sot, duhet të merret në hetim. Edhe ata që bëjnë kërcënime nga foltoret. Falenderoj të gjitha mediat që me të drejtën e tyre e kanë komentuar, por nuk kanë nxjerrë të dhëna. Edhe ata që nuk kanë bërë këtë krim në portalet e tyre. Ata që janë shmangur nga mos ekspozimi i të dhënave në media, dhe kanë përdorur whatsapp, mbase e kanë pasur parasysh këtë gjë.

Dhe ky është një fakt interesant. Nuk u shmangën herën e parë, u shmangën këtë herë. Ka edhe një element tjetër që kjo bazë ka dalë në Tik Tok para shumë muajsh. Por nuk është përdorur.

Është përdorur tani. Pse përdoret tani. Dhe pse zëdhënës të non gratave paralajmërojnë të tjera. Kjo është dorë në kërkim të konfuzionit dhe destabilizimit në sensin e pasigurisë publike. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Mbase këtë gjë e ka nxitur që ne për disa javë me radhë kemi ndërmarrë një tur sensibilizim që do mbyllen sportelet. Por ne do ta bëjmë këtë gjë. Nuk do na pengojnë këta që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Nuk duan të përfitojnë ata që menjëherë e asociojnë kriminelin me qeverinë. Ky është një rast domethënës deri ku mund të shkojnë njerëz dhe forca të caktuar kundër qytetarëve për qëllimet e tyre”, tha Rama.

Tags: Fevziupagatrama

TË LIDHURA

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar
Aktualitet

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale
Aktualitet

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Next Post
Del lista me pagat e shqiptarëve për muajin prill 2021

Del lista me pagat e shqiptarëve për muajin prill 2021

Si ndikojnë gjenet mbi shëndetin tonë mendor?

Si ndikojnë gjenet mbi shëndetin tonë mendor?

Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje, grup hetimor në 3 institucione

Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje, grup hetimor në 3 institucione







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Bota

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

by mirseda
22:49 | 24/11/2025
0

Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren...

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

21:34 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com