Kryeministri Edi Rama duket se është në përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve me presidentin Ilir Metën, pavarësisht përplasjeve me këtë të fundit sidomos pas prishjes së koalicionit PS-LSI.
Teksa po fliste në foltoren e Kuvendit, Rama përdori shprehjen e presidentit Meta, teksa ftoi opozitën në debat “me qetësi dhe dashuri”.
“Merreni me qetësi dhe dashuri, ashti si porosit edhe presidenti ynë i nderuar, që nuk e kemi këtu por është si frymë dhe si shpirt mes jush …”, tha Rama ndër të tjera.