Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Deputetët e PD-së e rrethojnë në foltore, Rama: Nga ç’pyll ka dalë? Noka: Nga pylli i sat’ëme

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Edi Rama, janë përplasur në Kuvend për përmbytjen e Shkodrës. Ndërsa, debate të forta në  seancë ka pasur edhe mes Ramës dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka. Teksa Rama i etiketoi disa fjalë Berishës si llazore që përmend emra të familjareve, deputeti Noka i është afruar foltores dhe nuk e ka lënë të flasë. Pas tij janë ngritur dhe deputetë të tjerë nga PD-ja, pas komunikimit nga kreu i Kuvendit Ruçi për përjashtim të deputetit Noka nga seanca.

“Ke ndërprerë fjalën për dy minuta, në rastin konkret folësit Edi Rama, të tërhoqa njëherë vëmendjen. Je i përjashtuar nga seanca ke thyer rregulloren e parlamentin, ke përdor dhe fjalë fyese dhe ofenduese”, tha Ruci.

Replikat e Ramës me Berishën:

Edi Rama: Unë kam premtuar s’do ketë më kurrë përmbytje nga dora e njeriut në qeveri dhe jo vullneti i natyrës. Sepse kaskada e Drinit e menaxhuar me telefon përmbyti në mënyrë të hatashme Shkodrën. Janë ngritur tërë shkodranët me në krye Voltana Ademit të ndalojë projektin dhe të ribëhet projekti.  

(I drejtohet ish-kryetarit të bashkisë së Shkodrës ) A je dakord që By pass i Bunës të vazhdojë të ndërtohet sipas projektit të bërë nga Saliu?.

Hajde mbro projektin ose bashkohu me mua që projekti të ndryshojë. Edhe kur qeshni, qeshni me urdhër të Saliut. Lorenc hajde dil dhe mbaj qëndrim për by pass e Bunës

Edhe gjithë Shkodra mendon se duhet ndryshuar rrënjësisht projekti. E vetmja pritë që Saliu deshi ti ngrinte urën u kthye në mur për të qorruar shikimin e shkodranëve në Liqen; Nëse mbështet projektin qorr të Saliut je në lartësinë që të kërkon detyra e përfaqësimit në këtë grup që mendon vetëm me sytë e mëndjen e Saliut.

Sali Berisha:  Ju them ju e qytetarëve të Shkodrës.

 Shkodra përjetoi tre përmbytje gjatë mandateve të qeverisë tonë. Njëra po shkonte drejt apokaliptikës. Pothuajse në gjysmën e qytetit ujerat arritën në 2 metra, lartësi dhe dije këtu O injorant se nuk u hapën digat, digat e shpëtuan Shkodrën nga apokalipsi. Se Shkodra u përmbyt nga liqeni. Po të hapeshin portat e cila është e detyrueshme,  Shkodra do të merrte një gjëmë të madhe, por falë mobilizimit ët shkëlqyer të atij kryetarit të bashkisë, Shkodra nuk pati asnjë viktimë.

 Për By Passin e Shkodrës u morën tre grupe ekspertësh, nga Suedia, Italia. Ishte kusht për të ndaluar përmbytjen e Shkodrës. Liqeni fryhej çdo ditë me centimetra. Më dëgjo se nuk kemi prirjen të dëgjojmë injorancën tënde. Vetëm by pass sipas tre grupeve kryesore ishte e vetmja mënyrë për të mbrojtur në shkallën më të lartë përmbytjen nga liqeni, dhe nga fryrja e Bunës. Por ti erdhe e ndërpreve financimin. Ky ishte hapi i parë. By Passs i Shkodrës i cili shkon nga 40- 60 milionë euro, nuk është aspak një vepër e preferueshme. By pass u shndërrua në digë sepse ky ishte sugjerimi i tre grupeve për të mbrojtur Shkodrën.

 

Flamur Noka për Kryeministrin: Ç’është ky? Nga është ky mo?

Gramoz Ruçi: Të tërheq vëmendjen. Noka të tërheq vëmendjen, ulu poshtë mos pengo seancën.

Edi Rama: Unë nuk i thashë as injorant, nuk i thashë as idiot, unë nuk i thashë as kriminel, nuk thashë asgjë nga fjalët që tha ai (Sali Berisha). Unë i thashë thjesht dhe vetëm një opinion, një llaxore më e madhja që ka ky vend. Ç’është ky mo?

Flamur Noka – Kryeministrit: Rrugaç…

Gramoz Ruçi: Të tërheq vëmendjen për të pestën herë dhe do të të përjashtoj nga seanca.

Rama për Nokën: Nga ç’pyll e keni sjell këtë mo?

Flamur Noka: Nga pylli i sat ***

Edi Rama: Në ç’pyll e gjete këtë Sali, nga ka dalë ky? Ç’është ky mo? Futeni në strofull këtë mo. Nga doli ky mo?

Gramoz Ruçi – Flamur Nokës: Pasi të kam tërhequr vëmendjen, pasi kam dhënë vërejtje, ke 2 minuta që po pengon seancën, të përjashtoj nga seanca plenare.

Pas këtij momenti, punimet e Parlamentit u ndërprenë dhe rifilluan pas disa minutash.

Tags: ç’pylldalëdeputetetfoltoreNokaPD-sëpylliramarrethojnë

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Në Zadrimë të Shqipërisë, pranë dashurisë për bujqësinë

Provokon Daçiç: Kosova është Jerusalemi ynë!

“SHIK-u të solli raportin me policët e korruptuar, Balili të ka dërguar videot e orgjive”







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com