Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama kapet ‘mat’ duke gënjyer për paketën e tretë ekonomike, Berisha i nxjerr videon

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Kryeministri Rama ka gënjyer haptazi për paketën e tretë ekonomike. Me mjaft mjeshtëri, ai ka hedhur poshtë çfarë ka premtuar më herët për qytetarët shqiptarë, të cilët kapitulluan si pasojë e COVID-19. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë tha se po keq-citohej. Sipas Ramës, nuk është aspak e nevojshme një paketë e tretë, në kohën kur shqiptarët i janë rikthyer normalitetit.

Diskutimi në emision: 

Blendi Fevziu: Në fund të prillit thatë që do të përgatisni paketën e tretë, shumë të madhe, për t’i dhënë frymë ekonomisë së goditur nga COVID.

Edi Rama: Jo, jo, po më citoni gabim. Kjo s’është ashtu. Jo, jo, jo, nuk e kam thënë. Në emisionin tuaj gërmoni dhe kam thënë “nëse do të jetë nevoja, do të ketë edhe një paketë të tretë, edhe të katërt”. Në varësi të dinamikës, çfarë pakete të tretë do të kemi tani që të gjithë i janë rikthyer procesit të punës?!

Nëse kthehemi pas në kohë, nga mesi i muajit prill, Rama paralajmëroi edhe një paketë të tretë mes 20- 25 majit, duke parë ecurinë në luftën kundër COVID-19.

Ja se çfarë ka thënë ai në datën 13 prill 2020:

”Paketa e parë na ndihmoi në zbutjen e dhmbjeve të atyre që u prekën menjëherë. Ato që u mbyllën me urdhër të qeverisë bizneset, dyqane dhe pensionistët. Ndihma ekonomike u dyfishua. Atyre të biznesit të vogël ju akordua një ndihmë. Pensionistëve ju rrit pensioni. Mbështetja nuk do të mbaronte aty. Mbasi kemi ndjekur me vëmendje dinamikën në luftën për jetën edhe ekonomisë, tani është momenti ta zgjerojmë. Plot të tjerë janë goditur drejtpërdrejt dhe me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë ndihmë.

Goditjet kanë qenë valë-valë, por kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë plot 176 mijë të tjerë individë dhe familje. Të cilët e thashë, nuk janë goditur të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtën kategori. Por do i japim mjetin financiar për t’ja lehtësuar 40 ditëshin vendimtar deri në fund të majit.

Pse deri në fund të majit? Sepse mendojmë se duke mbajtur fort zinxhirin e solidaritetit, do të ulim kurbën dhe do lëvizim jashtë perimetrit duke mundësuar kthimin në punë në kushte strikte.

Ata që do përfitojnë nga kjo paketë. Ne jemi gati për paketën e tretë mes datave 20- 25 maj duke parë dinamikën, dhe do jemi në gjendje t’i gjejmë mundësitë t’i jemi në mbështetje atyre që nuk kanë mundësi të dalin nga perimetri. Pra të rezistojnë pa makthin e zbrazjes së plotë të arkës së familjes”, tha Rama.

Është ish-kryeministri Berisha i cili nxjerr me zë dhe figurë atë që mohoi Rama në emisionin “Opinion”.

Bashkëngjitur videos ai shkruan: “Dëgjojeni njeriun që në çdo fjalë, një gënjeshtër nxjerr!”.

Tags: edi ramapaketa e trete ekonomikesali berisha

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident i rëndë në Delvinë,një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve

08:41 | 05/06/2026
Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Next Post

Tabaku nuk ia përton Ramës: Gënjeshtar i paskrupullt

Opozita parlamentare takon sot kryeministrin Rama

Plagosja e Ardjan Çapjas, dalin detaje të reja







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

by mirseda
08:52 | 05/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 28-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti...

Aksident i rëndë në Delvinë,një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve

08:41 | 05/06/2026

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com