Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e Vishegradit në Çeki. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama njofton se vendet V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) do të mbështesin hapjen e e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”, shkruan kryeministri.