Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar protestën e sotme që do të mbahet nga opozita.
Me anë të një komenti, Rama i është përgjigjur një qytetari i cili po ashtu ironizon protestuesit, të cilët sipas tij nuk kanë përse të ngrihen.
Por, kryeministri nuk ka përtuar të vazhdojë ironinë e qytetarit, duke hedhur kunj për çizmen e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe bashkëpunimin e saj me PD-në.