Kryeministri Edi Rama duket se i trembet një skenari të dhunshëm nga protesta e opozitës, prandaj është siguruar që të marrë masat e duhura dhe të mbrojë institucionin që drejton.
Siç duket edhe në fotot e siguruara nga BalkanWeb, si streha para hyrjes së Kryeministrisë ashtu edhe kërpudha që ndodhet jashtë në oborr janë mbuluar me një strukturë të posaçme për t’u mbrojtur nga protestuesit.
Këto masa duket se vijnë pasi në protestat e kaluara ka pasur sulme mbi strehëzën e derës së kryeministrisë.