Kryeministri Edi Rama e ka quajtur presidentin Ilir Meta një “përdhunues” të zgjedhjeve, teksau shpreh se është i vetmi president që del në raportin e OSBE/ODIHR si dhunues i zgjedhjeve.
I ftuar në emisionin ”Opinon”, Rama u shpreh se PSD e Tom Doshit nuk do të jetë pjesë e qeverisë, teksa nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë deputet opozitar t’i bashkohej mazhorancës.
Pjesë nga biseda
Blendi Fevziu: A do jetë Partia Social Demokrate në qeveri me ju?
Edi Rama: Jo.
Blendi Fevziu: Në asnjë rast, edhe nëse do të keni nevojë për vota?
Edi Rama: Jo.
Edi Rama: Unë po flas për PD-në, nuk po flas për të tjerët. PSD nuk do jetë në qeveri me ne, aspak. Unë me PD dua të bëj një sforco shumë të madhe personale të partisë sonë për të shkuar përtej pandemisë politike se na ka degjeneruar si njerëz në sytë e njerëzve. Ua kemi këtë detyrim njerëzve dhe Shqipëria sot ka një oportunitet fantastik me gjithë ato investime që kemi përpara dhe nëse kanalizojmë një pjesë të madhe të energjive që i kanalizojmë çdo ditë në mënyrë negative, do bënim shumë për Shqipërinë.