8 gola në “Old Trafford”/ Junajtid shpartallon Romën, Vijareali mund Arsenalin

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Europës, ku Mançester Junajtid pret në ‘’Old Trafford’’ Romën, ndërsa Arsenalit luan në shtëpinë e Vijareal.

Roma nuk ka arritur ruajë avantazhin e pjesës së pare, teksa nuk i ka bërë dot ballë tërmetit të Mançester Junajtid, pasi është mundur me rezultatin tenistik 6-2, duke bërë që Roma të mos shkojë në fianle, që në sfidën e parë.

Në ndeshjen tjetër, Vijareali ka mposhtur Arsenalin me rezultatin 2-1. Spanjollët gjetën golin e parë në minutën e 5 me Tigueiros, ndërsa në minutën e 29, Raul Albiol dyfishoi rezultatin.

Në minutën e 73, Arsenali shkurtoi diferencën me Pepe nga pika e bardhë e penalties, duke mbajtur të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit.