E hënë, 25 Tetor, 2021
7.5 C
Tirana

Rama i prerë: Tom Doshi nuk do të jetë në qeveri me ne

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur presidentin Ilir Meta një “përdhunues” të zgjedhjeve, teksau shpreh se është i vetmi president që del në raportin e OSBE/ODIHR si dhunues i zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin ”Opinon”, Rama u shpreh se PSD e Tom Doshit nuk do të jetë pjesë e qeverisë, teksa nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë deputet opozitar t’i bashkohej mazhorancës.

Pjesë nga biseda

Blendi Fevziu: A do jetë Partia Social Demokrate në qeveri me ju?

Edi Rama: Jo.

Blendi Fevziu: Në asnjë rast, edhe nëse do të keni nevojë për vota?

Edi Rama: Jo.

Edi Rama: Unë po flas për PD-në, nuk po flas për të tjerët. PSD nuk do jetë në qeveri me ne, aspak. Unë me PD dua të bëj një sforco shumë të madhe personale të partisë sonë për të shkuar përtej pandemisë politike se na ka degjeneruar si njerëz në sytë e njerëzve. Ua kemi këtë detyrim njerëzve dhe Shqipëria sot ka një oportunitet fantastik me gjithë ato investime që kemi përpara dhe nëse kanalizojmë një pjesë të madhe të energjive që i kanalizojmë çdo ditë në mënyrë negative, do bënim shumë për Shqipërinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...