E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Rama i prerë: Nëse PS nuk merr 71 mandate, largohem nga politika

Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën një bashkëpunimi të mundshëm me PD dhe LSI nëse nuk merr 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit për të krijuar qeverinë.

I ftuar në emisionin ”Real Story”, Rama tha se nuk do të bashkëpunojë me asnjë forcë politike nga halli.

Edi Rama: ”Nëse PS nuk merr shumicën (71 mandate) që mua bashkë me shqiptarët më duhet për ta çuar Shqipërinë në majën ku mund të ngjitet, por s’i ka mandatet për të qeverisur dhe duhet që të fillojë të bëjë një proces nga halli, hallin do ia delegoj dikujt tjetër. PS nuk do mbarojë nëse mbaron karriera ime. PS do të vazhdojë. Bashkëpunim nga halli unë s’jam më i gatshëm të bëj. Me shqiptarët bashkëpunoj nga pasioni, majën që e kam parë me sy hapur, e kam ëndërruar kur kam hyrë në këtë rrugë, do ta arrijmë. Unë besoj shumë tek ëndrrat me sy hapur. Por duan forcë karakteri dhe që ta ndash mendjen se mes të parës dhe të bërës është det i tërë në mes. Kjo është arsyeja sepse jam këtu. Mandati i tretë është për të çuar para këto punë. Për të vijuar këtë cikël.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...