Kryeministri Edi Rama sapo ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, krah së cilës shkruan se Forcat e Armatosura kujdesen vijimësisht që të prekurve nga tërmeti të mos u mungojë mbështetja në këtë vështirësi të dyfishtë.
Me këtë të fundit, Kreu i Qeverisë i referohet koronavirusit, që prej rreth një muaji tashmë ka prekur edhe vendin tonë.
COVID-19 deri më tani në Shqipëri ka shkaktuar 23 viktima, ndërkohë 446 raste rezultojnë pozitive.