E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Rama dha urdhrin e prerë, Manja paralajmëron ‘tërmet’ në drejtësi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i ka kërkuar SPAK-ut, marrjen si të pandehur të gjykatëses Klorinda Çela, për shkak të veprimeve të saj kundër interesit publik. Manja i ka bërë thirrje SPAK-ut të nis hetimin pasuror të gjykatëses Klorinda Çela, e cila ka bllokuar investimet e qeverisë.

Pak më herët, kryeministri Rama denoncoi rastin e një gjyqtare për tjetërsimin e pronës, ku një pronë shtetërore ia ka kaluar pa të drejtë një subjekti privat. Teksa prezantonte nismën Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë, Rama tha se kjo gjyqtare dhe të gjithë të tjerët si ajo që japin vendime skandaloze kundër ligjit, duhet të thirren nga SPAK-u.

Por sot, Ministria e Drejtësisë njoftoi se po kallëzon në SPAK një gjyqtare të shkarkuar dy muaj më parë nga vettingu. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e cilësoi rast skandaloz, të turpshëm të abuzimit me detyrën e lartë të gjykatësit, çështjen e gjyqtares, e cila sipas tij ka bllokuar një investim madhor me vendimmarrjen e saj.

“Haptazi në kundërshtim me ligjin, ka bllokuar një investim serioz të qeverisë shqiptare, një nga objektivat e Reformës në Drejtësi ishte që ato gjyqtarë të larguar nga vettingu që kanë mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë, të shkojnë në SPAK e Gjykata të marrin dënimin nga drejtësia. Deri më sot nuk ka ndodhur, asnjë nuk është ndëshkuar nga drejtësia, nëse nuk llogarisim Llallën.

Kjo është një kërkesë jo vetëm e popullit, por edhe e SHBA-BE. Unë jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikun me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në gjykatën civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i Gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit. Janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur sapo ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë.

Lexo edhe :   Vizita e Erdogan, jehonë në mediat ndërkombëtare

Pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj, kërkon masa sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel, kundër ishte avokatura e shtetit, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe Ministria e Kulturës. Gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë, në 21.10.2021 gjykata disponoi një vendimarrje për sigurim padie pa palët.

Lexo edhe :   Tirana në “shtetrrethim”, Erdogan mbrohet nga Garda, RENEA dhe efektivët turq

Nuk gjykohet se ishte një vendim i ngutshëm pa praninë e palëve, në këtë logjikë nuk ka ndodhur asnjë fakt i ri që do justifikonte ngutjen e vendimit, palët po përgatiteshin duke grumbulluar prova dhe fakte, ndodhen përpara një vendimmarrje pa praninë e tyre. Ky absurd ka ndodhur kur gjykatësja do të dilte në vetting, që në fund e shkarkoi se nuk justifikonte pasurinë.

Pra, njoftohet nga KPK që do hynte në vetting, sapo mori dijeni, nxiton dhe në 21.10.2021, pra një ditë para vendosi në mënyrë të njëanshme të marrë sigurim padie duke cenuar shtetin, veprimet e saj të kryera një javë para se të shkarkohej nga vettigu. Për ne janë haptazi të marra sipas parimit, kap ça të kapësh. Njësia anti korrupsion, dhe avokatura e shtetit i kërkojnë SPAK fillimin e menjëhershëm të hetimeve për këtë gjykatëse që ka dhënë një vendim flagrant, në kundërshtim me ligjin, skandaloz me interesin publik”, tha Manja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...