Kryedemokrati Basha ka zgjedhur që ti shmanget komentit mbi deklaratat e presidentit Meta, ku i cilësoi disa ambasadorë të huaj si “palaço” dhe “lecka” të Edi Ramës. Gjatë diskutimit me gazetarët, Basha tha se përfaqësuesit e huaj janë keqpërdorur nga kryeministri Rama, për të fshehur krimet dhe dështimet.
“Nuk bëj komente për komentet e presidentit apo dikujt tjetër për çështje të tilla. Unë nuk komentoj as përfaqësuesit e huaj, as mbi komentet për përfaqësuesit e huaj.
Keqpërdorimi masiv i të huajve brenda dhe jashtë Shqipërisë, është kthyer në sportin e preferuar të Edi Ramës. E mbani mend apo jo ,“nuk ka drogë” me këtë është fshehur”, u shpreh Basha.