Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: Ç’kërkova nga marrëveshja e 17 majit, LSI solli fenomenin e shitblerjes së votës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama: Ç’kërkova nga marrëveshja e 17 majit, LSI solli fenomenin e shitblerjes së votës

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën për atë që ai cilëson “baltosje” në gjuhë të huaj. Duke treguar efektet negative që protestat dhe thirrjet e Bashës dhe Kryemadhit sjellin, kryeministri Rama ka zbuluar edhe çfarë ka kërkuar nga marrëveshja e 17 majit me Lulzim Bashën.

Rama zbulon në një komunikim në Facebook se ka kërkuar vetëm 2 gjëra: rezultati i zgjedhjeve nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj.

Më tej, kryeministri akuzon LSI-në se solli fenomenin e shitblerjes së votave, ndërsa jep një mesazh për ata që i bashkohen opozitës, se nuk dëmtojnë qeverinë, por vetë Shqipërinë.

Fjala e kryeministrit Rama:

Është e vështirë t’i gjesh fjalët për fjalët në gjuhë të huaj për atë që quhet kryetari i opozitës, por që fatkeqësisht nuk është as lideri, as kujdestari, as përfaqësuesi i saj. I atyre njerëzve që janë në të drejtën e tyre të mos e votojnë partinë më të madhe. Shumica jonë s’janë si ata dhe nuk e duan baltosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj, përkundrazi e vuajnë sinqerisht, e dënojnë moralisht një qasje të atillë humbësash pa pikë dinjiteti. Gjermanët kanë një rregull të pashkruar: asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme politike.

Shpia nuk është skemë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes të gjithë problemet e mosmarrëveshjet e brendshme. Atdheu është një shtëpi, që nuk mund të nxihet rrugëve të botës, sepse bota s’e ka as ngenë dhe as përgjegjësinë t’i rregullojë punët që nuk na shkojnë mirë. Madje kjo lloj derdhjeje e tenxhereve u vete për shtat vetëm atyre që s’ua duan të mirën Shqipërisë dhe askujt tjetër.

Ky lloj eksporti i baltës dhe ziftit përmes kanaleve të huaja godet edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë nëpër botë. Kur nënshkruam marrëveshjen me Bashën i dhashë gjithçka që ai dëshiroi dhe i kërkova vetëm dy gjera: rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj. Por u desh një sezon veror që këto dy pika të avullonin dhe avazi i vjetër të rifillonte për të arritur kulmin së fundmi. Një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe simotrën e saj LSI-në, që është në fakt prurësja e mirënjohur e fenomenit të shitblerjes së votës. Po të mos kishte LSI, s’do kishte as shitblerje serioze vote në Shqipëri.

Harrojnë se shqiptarët nuk janë budallenj dhe kush e ka marrë për të tillë e ka paguar gjithnjë shtrenjtë. Akuzave i janë shtuar kërcënimet që nxisin dhunë, por harrojnë se dhuna nuk e ndryshon vullnetin e popullit përcaktuar me votë. Dhuna godet ekonominë e Shqipërisë.

Opozita po sillet si i mbyturi që të mbyt, nuk është qeveria ajo që mund të mbytet, por është Shqipëria ajo që po mbytet. Çdo shqiptar i mirë që nuk e do këtë qeverinë, të mos harrojë se kur bashkohet me opozitën, nuk e bën Shqipërinë ë të mirë, por pikërisht Shqipërisë i bën keq dhe aspak qeverisë./ Tirana Today

TË LIDHURA

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet
Aktualitet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

11:04 | 15/07/2025
Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

10:02 | 15/07/2025
SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre
Politikë

SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

09:44 | 15/07/2025
Next Post
“Pa Ramën, Shqipëria do të kishte një gore më pak”

“Pa Ramën, Shqipëria do të kishte një gore më pak”

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Gjilan, kamioni merr përpara makinat dhe kalimtarët

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Gjilan, kamioni merr përpara makinat dhe kalimtarët

Blendi Fevziu ‘shkel ritualin’ në Opinion, tregon hallin që e detyroi

Blendi Fevziu ‘shkel ritualin’ në Opinion, tregon hallin që e detyroi

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet
Aktualitet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

by mirseda
11:04 | 15/07/2025
0

Që prej të shtunës ish-ministri Ilir Beqja është shtruar urgjent në QSUT, Tiranë. Raportohet se ai është...

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

10:15 | 15/07/2025
Ngërçi në Kosovë pezullon mbi 35 projektligje, paralajmërohen pasoja për qytetarët

Ngërçi në Kosovë pezullon mbi 35 projektligje, paralajmërohen pasoja për qytetarët

10:07 | 15/07/2025
Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

10:02 | 15/07/2025
SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

09:44 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com