E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Gjilan, kamioni merr përpara makinat dhe kalimtarët

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Gjilanit, ku ka mbetur një i vdekur dhe janë plagosur rreth 20 të tjera.

Ngjarja ndodhi pasi një kamion transportues ka pasur probleme me frenat, siç duket edhe në video, duke marrë para këmbësore dhe jo vetëm.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht. Ndërkaq, Nisret Hajrullahu, drejtor i Emergjencës në Gjilan, tha se janë duke trajtuar të plagosurit nga ky aksident.

“Nga aksidenti që ka ndodhur në orët e pasdites, shumë të lënduar janë sjellë në emergjencë. Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve”, tha Hajrullahu. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes një postimi në Facebook, se “sipas informatave të para, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat” dhe shtoi se përveç dëmeve në njerëz, në këtë aksident janë përfshirë edhe dhjetëra vetura dhe ka dëmtim të pronës publike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: S’ka më ‘e lagu nuk e lagu’ me opozitën, s’kemi kohë

Në mbledhjen e parë të qeverisë, kryeministri Rama u ndal tek opozita. Ai premtoi se gjatë 4 viteve do duhet të behen shumë gjëra,...

“Të kërkojë falje ose të largohet”, Rama paralajmëron ashpër ministrat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e parë, ku do të miratohen disa vendime. Rama i...

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...