Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rama “blen” heshtjen e Fatos Nanos me toka dhe leje ndërtimi

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano i ka qëndruar larg politikës që pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Që nga ajo kohë Nano është shfaqur në media vetëm kur kanë qenë kandidaturat për President duke shprehur hapur ambicien për këtë post. Nano ka dalë disa herë në media duke paralajmëruar krijimin e një partie të re por sërish është tërhequr.  Pasardhësi i Nanos brenda PS-së Edi Rama është njëkohësisht dhe kundërshtari i tij brenda asaj partie. Deri tani kryeministri Edi Rama  ka mundur që të mbaj të heshtur Fatos Nanon. Edhe kur ai ka dalë në media dhe ka deklaruar hapur krijimin e një partie të re është parë se ishte vetëm një “flluskë sapuni”. Të gjithë tani pyesin si ka mundur Rama që të blejë heshtjen e Fatos Nanos?

Në portalin “City News” se Kryeministri Edi Rama ka përdorur kartën e dhënies së sipërfaqeve të tëra toke dhe dhënien e lejeve të ndërtimit për të “blerë” heshtjen e Fatos Nanos. Pra, më qartë, takimi Nano –Rama, s’ ka  qenë gjë tjetër veçse një pazar për leje ndërtimi dhe toka të blera nga Nano për një rezidencë që ai do të ndërtonte.

Risjellim në vëmendje takimin Nano –Rama, të datës 10 qershor 2015,  në zonën e vilave qeveritare në Durrës, pikërisht 15 ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme.

I pyetur në atë kohë nga mediat, Nano nuk  ka dhënë detaje por  është shprehur se e “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”.

Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”. Dhe realisht  takimi kishte qenë  për çështje destinacioni.

Pas  zgjedhjeve Fatos Nanos, konkretisht bashkëshortes së tij Xhoana Nanos, i është dhe një leje ndërtimi për ngritjen e një rezidence banimi me pesë struktura tre kat me 1 kat parkimi nëntokë dhe mur rrethues.

Leja ndërtimit për “Joy Travel”, të cilën e zotëron Xhoana Nano, bashkëshortja e ish Kryeministrit Fatos Nano,  është dhënë pak javë më parë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Kjo leje, është miratuar me anë të vendimit të Kryetarit të Bashkisë me numër E 22 15 46/, dt 19.09.2017, ku ndërtues është kompania “Joy Travel” me numër licencimi NZ 7536  në pronësi të bashkëshortes së ish Kryeministrit Fatos Nano.Në ekstraktin zyrtarë të QKB –së, vërehet se 100% e aksioneve  të kompanisë “Joy Travel” zotërohen nga  Xhoana Nano, bashkëshortja e ish Kryeministrit Fatos Nano.

 

Kjo shoqëri aksionare me numrin   K11308002J rezulton e regjistruar me datë 05/01/2001/.Ndërkohë një detaj i pazakontë  është konstatuar në terren, pikërisht në vendin ku po ndërtohet ‘Joy Rezidencë”.

Nga  një vëzhgim i thjeshtë duke pyetur banorët e  zonës, ata thonë se  çmimi për sipërfaqen e truallit  të ndërtimit e kanë dhënë gati sa dyfishi  apo trefishi  i çmimit të tregut, pasi në zonën në fjalë çmimet variojnë nga  55 deri në 80 euro, ndërkohë që shumica e tyre thonë, se kanë shitur me 140 euro metrin katrorë  truallit.

Vallë vetëm kaq ka kushtuar heshtja e Fatos Nanos dhe blerja e tij prej Edi Ramës apo ka edhe  të tjera?

Tags: blenFatos NanosheshtjenlejendërtimiramaToka

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

I vodhën idenë, braziliani: FIFA më detyrohet 100 milion euro

Gjermani/Si asgjësohet droga me “firmë” shqiptaro-serbe

4 njerëzit që duan të shkundin prokurorinë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com