Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 09:00, kabinetin qeveritar.
Mbledhja do të zhvillohet në Golem, dhe në fokus të saj do të jetë bilanci i punës për vitin që po mbyllim.
Kjo mbledhje vjen pas takimit të Minishengenit ballkanik. Takimi i tretë i Minishengenit Ballkanik që u mbajt në Tiranë, u mbizotërua nga kundër deklarata për mungesën e Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës.
Edi Rama e quajti mungesën e Kosovës të dëmshme, ndërsa 4 liderët u zotuan ta çojnë nismën përpara.