Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rama & Basha dhe Meta në mes

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rama & Basha dhe Meta në mes

Nga: Ben Andoni

Këto janë fjalët e presidentit të vendit drejtuar kryeministrit pak javë më parë: “Nuk merrem me atë qen bir qeni unë, se e di ai fuqinë time, se po të dua unë, ai të gjejë vrimë ku të futet. Ilir Meta ka aq shumë fuqi sa ta bëjë atë që mos të ketë vrimë ku të futet. Se unë kam popullin me vete, popullin që vuan. Nuk jam me oligarkët unë. Ky është roli im, t’i dal për zot Kushtetutës. Një njeri që izolon vendin qëllimisht, që largon të rinjtë nga vendi me qëllim, që i thotë gjeneralëve të ushtrisë, mos shko te Ilir Meta, si mos ta quash qen bir qeni. Shteti është marrë peng nga një bandë, e kontrolluar nga Sorosi, se s’dua të nxjerr emrat këtu, edhe ata analistë që marrin lekë, se nuk e kam me ata.

Rama bën si i fortë me shqiptarët duke grabitur dhe pushtetet”, cituar nga Argjiro lajm. Përballja e Ramës me presidentin ka shumë dimensione por lidhet edhe me një element, që për eufemizëm po themi se Meta e ka tepruar, lidhur me akordimin e dekoratave: “Ilir Meta është presidenti i parë dhe i fundit i një republike që jep dekorata për ata që kanë vdekur përpara se ky të lindte, nuk ka, nuk ekziston. Mbretërit, presidentët, nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë, për një arsye shumë të thjeshtë.

Dekorata është një simbol që të shquan ty nga të tjerët, për të gjallë mes të gjallëve, ka medalje të posaçme për ata që vriten në krye të detyrës sot. Po! Vritet një ushtar në Afganistan, i jepet medalja të shoqes. Por që të dekorosh heronjtë e popullit, kjo e bën Boratin, të vetmin origjinal më të dobët se kopja. Vojo Kushi është heroi i popullit, Ilir Meta çfarë e bën mjeshtër të punës? Mbreti, presidenti kur jep një medalje trimërie, po ky Vojo Kushi nga çfarë lartësie e sheh, apo është mbi tankun imagjinar?”

Po Basha ku është në këtë mes sherri, që më shumë se dekorata dhe parime është thjesht përpjekje për të dominuar?! Fatkeqësisht, të dy si Meta ashtu dhe Rama nuk i japin shumë peshë. Ka mbetur proverbiale ajo që thotë Meta për Bashën se të gënjen edhe kur e pyet për orën, pa ndalur për ritiradën e gjatë që kryeministri Rama i drejton për dembelinë, si ves dhe papërgjegjshmërinë, që e lidh me drejtimin e tij të Bashkisë. Po atëherë pse po flitet se janë ose më saktë se do jenë bashkë?! Bashës i duhet të jetë në pushtet për një kohë të gjatë dhe mbi të gjitha t’i shpëtojë tutelës së madhe të ish-kryeministrit Berisha, një figurë emblematike në PD por më shumë se kaq atij që ende ka peshë të jashtëzakonshme në formacionin e parë të opozitës shqiptare. Ndaj roli i Metës, si politikan pragmatist (Modeli i qeverisjes së Ramës e bëri të braktiste de facto edhe kostumin e presidentit ), kur tashmë po i afron mbarimi i mandatit, shkon shumë më tepër se kaq.

Meta po humbet peshën politike me LSI-në, që i duhet ta testojë me këto zgjedhje, ndaj ka zbritur në terren. Meta ka humbur Ramën me të cilin arritën dikur “t’ua mbyllnin gojën artistëve”, kur i lanë me gisht në gojë dhe jo vetëm kaq; Meta ka humbur Bashën, që po i bën hije me lajmet që prodhon për aleancë me Ramën. Po i njëjti president, që edhe pa nisur mandatin (por i zgjedhur), u përfshi në fushatë, duke e shndërruar në garë force dhe duke i dhënë krah parashikimit se me të s’do ketë qetësi, ka humbur dhe veten. Cili do jetë pozicioni i tij pas mbarimit të mandatit si president?!

Dhe, atëherë pse është angazhuar kaq shumë Meta? Me sa duket lajmi publik i një lloj oferte të Ramës për bashkëqeverisjen e dy partive në tavolinën e presidentit është më i detajuar. Në këtë rast nuk i bën përshtypje se mund të jetë një risi pozitive për vendin, porse po i kërcënojnë realisht karrigen e politikanit, atë që nuk mund ta lerë dot për asnjë arsye. Ndaj Rama& Basha po e kërcënojnë paq ekzistencën e tij politike bashkë me partinë e tij, me të cilën Meta nuk e ruajti dot sqimën e respektit protokollar për konflikt interesi. Po shqiptarët? Nëse do të jetë e vërtetë, çfarë realisht fitojnë nga një aliazh i tillë, Rama-Basha?! Mbase pak qetësi. Koha do të rrëfejë shumë gjëra dhe do të harrojë dhe çmendurinë e këtyre akuzave, që në formë barcaletash politikanët do t’ia tregojnë njëri-tjetrit armik duke u tallur me publikun. Por Meta do jetë sërish aty në mes. Si? Mbetet nga do fryjë rasti i tij, apo si do gdhihen më Prill, Rama dhe Basha.

Tags: ben andoniedi ramailir metalulzim bashaopinion

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
E rëndë në Brazil/ Pacientët me Covid-19 intubohen pa qetësues

E rëndë në Brazil/ Pacientët me Covid-19 intubohen pa qetësues

Zyrtari japonez ”plas bombën”: Lojërat Olimpike mund të anulohen përsëri

Zyrtari japonez ”plas bombën”: Lojërat Olimpike mund të anulohen përsëri

BE do të marrë dy miliardë doza të vaksinës, një pjesë edhe për Ballkanin

Presidentja e KE, Von der Leyen vaksinohet me dozën e Pfizer/BioNTech







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!
Showbizz

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

by mirseda
22:12 | 29/01/2026
0

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se...

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

21:35 | 29/01/2026
“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com