Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama asnjë fjalë për skandalin e përgjimeve, fushatë duke sulmuar opozitën

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama asnjë fjalë për skandalin e përgjimeve, fushatë duke sulmuar opozitën

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Cërriku, ku u bë prezantimi i kandidatit të PS-së për kryetar Bashkie, Andi Salla. Por, gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk tha asnjë fjalë për përgjimet e publikuara nga Bild, por zgjodhi që të sulmojë gjatë gjithë kohës opozitës së bashkuar.

Rama pohoi se nuk janë pa gabime, por “më të mirë se ata nuk ka”, ndërsa theksoi se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Edhe pyetjes së gazetarëve dje lidhur me skandalin e përgjimeve, Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet, por është larguar me një buzëqeshje.

Fjala e Ramës:

4 vjet kryetar bashkie m’Tironë, Luli e kishte sahatin mbi zyrë dhe 4 vjet, Tirona ngeli pa orë. Ne këtu bëmë çmos ta mbështesim kryetarin e Bashkisë dhe së paku u bë transformimi në zonë urbane, por sapo u bashkuan me Lulin, iu ngeli ora. Dhe duan tani që gjithë Shqipëria të punojë me orën e tyre, një orë pa akrepa, një orë ku askush nuk e kthen dot më mbrapa Shqipërinë.

Edhe demokratët me dy fije mend në kokë e kanë kuptuar se ata kanë frikë nga zgjedhjet. E kanë kuptuar që ata kanë frikë të dalin para popullit, të thonë çfarë kanë bërë, çfarë kanë ndër mend të bëjnë dhe të tregojnë se sa të zotë janë për t’i bërë gjërat. Shqiptarët e dinë se sa të zotë janë ata kur u jep një punë. Në vend që të dalin para popullit e të thonë pse e duan votën, kërcënojnë duke thënë si do ndalojnë zgjedhjet.

Ata nuk kanë ide, nuk dinë të logjikojnë me argumente dhe mendojnë se do përdorin logjikën e molotovit.

Ata janë të lirë që të vendosin për veten e tyre dhe nqs vendosin të vrasin veten, ne nuk i pengojmë dot. Thonë si mund të bëhen zgjedhjet pa ata. Nqs shkaku do ishim ne, zgjedhjet do ishin antidemokratike, por kur kanë vendosur ata, zgjedhjet pa ata nuk janë antidemokratike.

Nga e drejta e popullit për të gjykuar, në të drejtën e partive për të luajtur me Kushtetutën si top lecke, dhe me popullin si mund t’ju vij përmbarë. Zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Imagjinoni edhe tjetrën që çfarë do ndodhte sikur ne të pranonim imponimin e logjikës së dhunës, forcës, kërcënimeve, gjithçkaje që nuk është demokratike. Kjo do të thoshte që ti hapim rrugë politikës destruktive, që çdo parti që është në opozitë dhe nuk e do qeverinë. Por nuk ka durim që të presin kur vijnë zgjedhjet, por djegin mandatet, pastaj përshkallëzon dhunën.

Kjo nuk është parë asgjëkundi, dhe nuk do shikohet as këtu. Për më tepër, ne padiskutim që kemi gabimet tona. Ne padiskutim që kemi shumë gjera për të bërë, ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, por ama më të mirë se ne, as s’ka pas, as nuk ka. Nga ana tjetër, shikojeni vetë, do jenë gjithmonë e më pak çdo ditë. Se ata kanë edhe një problem tjetër, nuk rinë dot pa dhunë. Dhe kush nuk i del përballë, rrahin njëri-tjetrin.

Janë shumë të trembur, dhe janë të alarmuar nga reforma në drejtësi, sa janë kthyer njësoj si ‘Beni ecën vetë’, që këndon, që dëgjon zërin e vetë dhe të ndjejë frikën nga errësira. Kur ulërasin e kanë nga frika. Kanë hyrë në panik.

Pastaj shikojeni, i keni parë edhe në Elbasan, 30 vjet. Sa herë u ka ardhur mundësia të drejtojë një punë, i prish. Ne sa herë na vjen mundësia, i rregullojmë. Sa herë e kanë pasur drejtimin e vendit, ose të një komune, vetëm kanë hapur plagë.

Ne jemi munduar të kurojmë plagën e tyre. Ata shkatërrojnë ekonominë, hap nga të katër rrugët kantier. Ne sa herë na është dhënë mundësia e fillojmë nga e para, humbasin kohë dhe energji për të shlyer borxhet. Ne shërojmë plagë të tyre. Kjo histori nuk mund të vazhdojë më. 30 vjet janë boll.

Ka kurajën dhe respektin për popullin që të ecë në rrugën e demokracisë, ballafaqimit demokratik dhe preferon rrugën, do mbetet në rrugë sepse rrugës meriton të mbetet. Ja ku është Elbasani afër. A e keni parasysh se çfarë bëmë vetëm në 6 vite të qeverisjes sonë, transformim rrënjësor./ Tirana Today

Tags: asnje fjaleduke sulmuarfushateopozitënpërgjimerama

TË LIDHURA

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara
Ekonomi

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

20:40 | 17/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë
Aktualitet

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja
Aktualitet

Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja

19:58 | 17/07/2025
Next Post
Supersticioz në kulm, jeta e çuditshme e Sigmund Frojdit

Supersticioz në kulm, jeta e çuditshme e Sigmund Frojdit

Ç’pritet të ndodhë pas bombës së “Bild”?

Ç’pritet të ndodhë pas bombës së “Bild”?

Floriana Garo tregon si e gjeti burrin në Linkedln

Floriana Garo tregon si e gjeti burrin në Linkedln

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara
Ekonomi

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

by mirseda
20:40 | 17/07/2025
0

Dogana shqiptare sqaroi sot se udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet doganore për...

Loredana pa doreza për Egli Takon: “Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot”

Loredana pa doreza për Egli Takon: “Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot”

20:36 | 17/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja

Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja

19:58 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com