Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se ka një rritje tejet të lartë të moshave të reja të cilët janë infektuar me koronavirus.
Në një intervistë në ‘’Report Tv’’, Rakacolli u shpreh se ka shumë të rinj në terapi intensive dhe se problemi më i madh i shtimit të rasteve është fakti se nuk respektohen masat antiCOVID.
Ajo ngriti edhe problemin se personat e infektuar nuk karantinohen, por dalin nga shtëpia sapo ndihen më mirë dhe kjo bën që ata të jenë burim infektivi.
Mira Rakacolli: ”Një nga arsyet e shtimit të rasteve është edhe mosrespektimi i rregullave që janë vendosur dhe moskarantinimi i atyre që janë të prekur pse ndihen mirë, por bëhen burim infeksioni dhe fatkeqësisht grupet tona kanë vënë re të tilla raste. Kemi një rritje të madhe tek 15-24 vjeç 25-35 vjeç që janë të rëndë dhe kemi shtrime në terapi intensive’’.
Në lidhje me hapjen e spitaleve rajonale, Rakacolli tha se stafi është trajnuar dhe se nuk mungojnë aparaturat apo dhe oksigjeni për të cilët këta pacientë kanë më shumë nevojë.