Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Qytetaria, “Foltorja” dhe sherri i përkohshëm Berisha-Basha

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Opozita hidhet në aksion/ Ish-deputeti: Gati për 13 Tetorin, por me një kusht

Nga: Ben Andoni

Ka një përpjekje të madhe dhe gati të mundimshme të ish-kryetarit të PD-së për t’u fronësuar te PD-ja por tashmë pakuptueshëm, si kryetar, si lider apo thjesht si njeri që do të nisi katarsisin. Me një strukturë mendimi pak konfuze dhe duke rrëfyer shumë kundërshti në “Foltore”, ai ka kthyer diskursin e formacionit kryesor opozitar pas. E ndjekin shpesh publik, që më shumë janë të interesuar të heqin Bashën sesa të bëjnë ndryshimin. Ç’është më e keqja beniamini i tij, Basha, hesht. Kryetari aktual i PD-së e ka lënë Berishën jashtë grupit parlamentar me akrobaci politike, që e treguan sërish hapur për mungesën e korrektesës politike dhe mbi të gjitha të zotin për kulisat. Bash ato që e sollën dhe e mbajtën në pushtet. Madje, që i parathonë edhe fitore.

Në mënyrën sesi sillen të dy po shkelin realisht atë që qytetari pret nga sovraniteti individual, që e kërkon dhe e ndjell respektin. Kryeministri Rama nga ana tjetër me indiferencën e tij po luan me cinizëm për humbjen e kësaj partie, që në të shkuarën e drejtoi vendin në disa mandate. Fatkeqësisht, ajo që nuk duan të kuptohet realisht te PD-ja është një fakt se partia ashtu si shteti ka rregulla loje dhe qoftë dhe në opozitë je i detyruar t’i bindesh rregullave dhe njësoj si të gjithë bash ligjit të shtetit, të cilin mëton ta bësh më të mirë. Këtu Basha në përballjen me shtetin dhe ligjin nuk zhgënjen në ndjekjen e Berishës.

Në diskursin e kryetarit aktual të PD-së nuk e gjen një gjë të tillë dhe me sa duket do të jetë sërish e vështirë, kurse me Berishën në kërkimin e tij të sforcuar për të ardhur në pushtet me kaotizmin e ideve dhe planeve, kupton sesa larg është lëvizja e vet “Foltorja” me qytetarinë. Të paktën, ai vetë nuk e bëri atëherë kur duhej qytetarin e saj, e aq më tepër Basha me inkoherencën e mendimeve dhe ideve. Duket se ajo, që në filozofinë politike rreshtohet te qytetaria, mungon krejtësisht tek ata, ca më shumë respekti i të ndryshmes. “Qytetaria përfshin mekanizmin për të njohur dhe vepruar mbi detyrimet e atyre që nuk i njohim. Ajo i mundëson pjesës tjetër të qëndrojnë krah për krah kundër autoritaritetit  dhe të pohojnë të drejtat e tyre të përbashkëta. Kësisoj ajo prodhon një mburojë kundër shtypjes dhe një jehonë të zërit ndryshe. Pa këtë trajektore nuk ka një pikë shkarkimi për opozitën përveç konspiracionit për të rrëzuar pushtetin në fuqi”, shkruan një nga ideologët më të njohur të së Djathtës, Scruton.

Në të gjithë diskursin e Berishën mungon jo vetëm trajta ideologjike, por edhe udha se ku do shkojë, veç faktit që do t’i shpëtojë ndonjë mase ekstreme që mund t’i vijë nga përtej oqeanit. E propozoi ndryshimin ideologjik të Partisë në një nga “Foltoret” duke harruar se ndryshime të tilla kërkojnë rrahje idesh dhe mbi të gjitha sanksionohen nga kongrese. Rrugë e njohur për të ardhur shkurt në pushtet pasi për t’u afruar me qytetari duhet shumë e shumë punë, pikërisht atë udhë që e bëjnë pak njerëz ose si e shprehte dikur Otto von Bismarck: “Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri”. E tillë është rruga e drejtë, ajo që prej kohësh mungon atje ku duhet në krahun e djathtë, në atë hapësirë ku demokracia shqiptare po kërkon zgjedhje për shumë nga plagët e saj, që i janë dhënë nga binomi përkohësisht i përçarë Basha-Berisha. (Javanews)

Tags: bashaben andoniBerishaFoltorja

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Afganistan/50 të vdekur nga një sulm vetëvrasës me bombë

Afganistan/50 të vdekur nga një sulm vetëvrasës me bombë

Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së/ VOA: Shpërdorim në një tender

Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së/ VOA: Shpërdorim në një tender

Tensionet Kinë-Tajvan, presidenti kinez flet për ‘ribashkim’

Tensionet Kinë-Tajvan, presidenti kinez flet për 'ribashkim'







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi
Aktualitet

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

by mirseda
16:50 | 17/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë e rëndë ka ndodhur në fshatin Palasë të Himarës, pasditen e kësaj të...

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

16:13 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

14:44 | 17/01/2026
Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

13:28 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com