Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së/ VOA: Shpërdorim në një tender

4 vjet ago
in Të Gjitha
Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së/ VOA: Shpërdorim në një tender

Në Shqipëri, ish drejtori i Radio Televizionit publik Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi u arrestua të premten, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi një kërkesë të paraqitur nga SPAK. Zoti Gëllçi dyshohet për “shpërdorim të detyrës”, në rastin e një tenderi të organizuar në nëntor të vitit 2018 për blerjen e disa pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Për të njejtin tender, me një vlerë prej afro 1 milion dollarë, në pranga kanë përfunduar dhe tre punonjës së këtij institucioni, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Këta të fundit dyshohen për “shkelje të barazisë në tendera

“Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e lëshuar mbrëmjen e së premtes nga SPAK.

Njoftimi nuk jep detaje të mëtejshme për veprimet që kanë kryer si tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe as shkeljet që dyshohet të ketë bërë ish drejtori. Zoti Gëllçi është një emër i njohur prej vitesh në rrethet mediatike të vendit. Në vitet ’90 ai ka drejtuar gazetën e Partisë Socialiste “Zëri i Popullit” dhe më pas ka shërbyer si zëdhënës për disa kryeministra socialistë. Pas disa vitesh jetesë në Shtetet e Bashkuara, që prej vitit 2005, ai u rikthye në Shqipëri, ku konkurroi për postin e drejtorit të RTSH, detyrë nga e cila u largua në përfundim të mandatit 5-vjeçar, para pak muajsh. /VOA

Tags: RTSHSPAKthoma gellci

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Tensionet Kinë-Tajvan, presidenti kinez flet për ‘ribashkim’

Tensionet Kinë-Tajvan, presidenti kinez flet për 'ribashkim'

Arrestimi i Thoma Gëllçit, Manjani zbulon prapaskenat

Arrestimi i Thoma Gëllçit, Manjani zbulon prapaskenat

Llalla bën përpjekjen e radhës, për t’iu shmangur burgut

Llalla bën përpjekjen e radhës, për t’iu shmangur burgut

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë/ 4 Korriku, dita simbol e lirisë dhe bashkimit
Bota

SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë/ 4 Korriku, dita simbol e lirisë dhe bashkimit

by mirseda
08:27 | 04/07/2025
0

Sot, më 4 korrik 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtojnë 249-vjetorin e Pavarësisë, një nga ditët...

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza përpara bisedimeve për armëpushim, 90 viktima në dy ditë

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza përpara bisedimeve për armëpushim, 90 viktima në dy ditë

08:26 | 04/07/2025
Parashikimi i motit 4 Korrik 2025/ Temperatura deri në 41°C

Parashikimi i motit 4 Korrik 2025/ Temperatura deri në 41°C

08:13 | 04/07/2025
Këmbimi valutor sot – sa blihet e shitet euro, dollari e të tjera

Këmbimi valutor sot – sa blihet e shitet euro, dollari e të tjera

08:08 | 04/07/2025
Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

23:01 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com