E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Qytetari: Nëna vdiq nga Covid, tek skeda e vdekjes u shënua arrest kardiak

Partia Demokratike, ka publikuar dëshminë e një qytetari, nëna e të cilit ka vdekur si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Në dëshminë e publikuar, ai thotë se në skedën e marrë në morg, thuhej se shkak ishte arresti kardiak, ndërkohë që nëna kishte qëndruar një javë në spital me Covid. Dardan Domi, i kërkon prokurorisë të nisë hetimet.

Motra që ishte këtu kishte komunikuar me të vetmen mjeke që quhej Esmeralda Meta dhe i kishte thënë që ne duhet të komunikojmë me një nga djemtë. Në një javë vetëm e kam marrë të dielën, pas 5 ditësh që ishte e shtruar, pasdite më mori vetë. Më tha gjendja nuk është e mirë, pastaj na njoftuan të martën pas dy ditësh që nëna ka vdekur”, rrëfen Domi.

Më pas, ai shprehet se vdekja e nënës së tij është e mbuluar me mister dhe konfirmon akuzat e Lulzim Bashës, i cili thotë se vdekjet po fshihen.

Nuk kam marr asnjë testim nga spitali që nëna ime është pozitiv me koronavirus. Të vetmin kontakt që kam pasur e kam pasur me doktoreshën me telefon. Kur shkova në morg na kërkuan që të vinim dy veta, të merrni trupin ta fusnim në arkivol. Ajo që më mbeti në mend që më thanë në morg, ishte që këtu është tmerr, ka kufoma pa fund. Mjeku që ka firmosur quhet Nevila Kryemadhi, ndërkohë që tjetër mjek më është prezantuar mua që e ndiqte dhe tjetër mjek rezulton të ketë firmosur tek skeda e vdekjes” vijon denoncimin qytetarit, i cili i ka kërkuar Prokurorisë që të fillojë sa më shpejt hetimet për rastin e nënës së tij.

Lexo edhe :   Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi
Lexo edhe :   Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 288 raste të reja

Duam të dimë, nëse ka vdekur me Covid dhe pse është shkruar në skedën e vdekjes arrest kardiak apo nëse ka vdekur me arrest kardiak dhe pse duhet të shkonte të shtrohej në spitalin Covid ku mund ta merrte Covid-in dhe pa e pasur”, përfundon Domi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...