E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Covid-19/ Mjekët takim me Bashën: Të hapen spitalet rajonale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me disa mjekë dhe specialistë të shëndetësisë, për të diskutuar situatën e rëndë që po kalon vendi nga pandemia e COVID-19.

Basha garantoi mjekët se mbështetja për ta në këtë betejë është maksimale.

Lulzim Basha: “Detyra jonë është t’i japim mbështetje maksimale për ju, për infermierët, për të gjithë stafin shëndetësor. Nëse ka një garanci për t’u përballur me sukses në këtë betejë, kjo është trajtimi me seriozitet i paralajmërimeve dhe kërkesave tuaja dhe pajisja e juaj me gjithçka që shteti mund t’ju pajis. Prioritet i prioriteteve është jeta dhe shëndeti. Këto janë të paçmuara, këto janë të pazëvendësueshme, gjithçka tjetër është sekondare”.

Mjekët e ftuar në këtë takim, shprehën pikëpmjet e tyre lidhur me situatën dhe mënyrat se si mund të përballohet gjendja e rënduar dhe të garantohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

Lutfi Lisha: ”Por, për shkak të situatës që është, njerëzit e kanë të nevojshme. Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë. Sofizma të tilla që nuk bën mrekullinë oksigjeno-terapia, për mua janë të papranueshme. Në këtë aspekt do të thoja që ndoshta do të ishte mirë sikur të krijoheshin reparte ku nuk ka nevojë për ndjekje intensive në atë staf mjekësor. Por pacientët që janë në gjendje klinike disi të stabilizuar që kanë nevojë për një oksigjeno-terapi, apo përdorimin e anti-kuagulantëve, një personeli infiermieror pa shumë përvojë të themi në pjesën e COVID-it, por me njohuri të përgjithshme të ndihmës të personelit infiermieror, mund të ishte krejt e duhura për t’u dhënë asistencën asaj kategorie pacientësh. në qoftë se është diçka e veçantë, teknologjia e sotme ta lejon secilin nga mjekët në rrethe që të konsultohet me specialistët në Tiranë. Është shumë e thjeshtë, por ama trajtimi i disa pacientëve që ndoshta nuk kanë nevojë për ardhjen në Tiranë për terapinë intensive që mund të jetë duhet terapi specifike në Tiranë mund të bëjë shumë mirë nëpër rrethe. Ikim nga rrethet vijmë tek Tirana pasi ktu aq më keq mungon edhe spital rajonal.”

Edlira Beqiri: ”Mendoj se sa më shpejt duhet të vihen në punë spitalet rajonale ashtu siç janë, me atë infrastrukturë që kanë. Mjekët nëse kanë nevojë për tu trajnuar mundësitë e trajnimit në fakt duhet të ishin shfrytëzuar deri tani gjithë këto muaj që ishin në dispozicion për të trajnuar mjekët nëpër spitalet e rretheve. Nuk është zgjidhje kjo që kanë bërë deri tani duke i sjellë gjithë të sëmurët anë e mbanë Shqipërisë duke i sjellë në Tiranë.”

Leon Shpataraku: ”Duke futur në lojë spitalet rajonale, duke shtuar testimet, çfarë ndodh? Që aty fillon momenti kur testohet individi, kapet vatra dhe arrihet që që në fazën e parë të ndalohet fluksi. Është bërë si dinamikë një e dy a ta bie në Tiranë! Ku do e biesh në Tiranë? Po këtë nuk e merr askush përsipër. Kështu që dalja jashtë loje e spitaleve rajonalë unë mendoj që e ka sjellë gjithë këtë lloj rëndese në Tiranë sepse edhe në media thuhet që vatra më e rëndë është Tirana. Tani Tirana normalisht që është një vend me popullsi të madhe si kryeqytet, por duke pasur ndihmesë nga spitalet rajonalë unë mendoj dhe e them me bindje të fortë se tani hyjmë në një fazë që kalon 8-9 muaj dhe nuk po them se jemi përfekte, specialistë, por japim opinione duke marrë në konsideratë dinamikën e rasteve.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...